Trajneri Tahir Batatina ka thënë se ka dështuar në dy zëvendësimet që i ka bërë në duelin kundër Trepçës ’89.
Llapi u mposht 2:1, ndonëse ishte duke fituar me golin e Ilir Krasniqit.
“Mendoj që ndeshja u humb pikërisht pas dy zëvndësimeve të paqëlluara. Mendoj që kur bëmë ndryshimet ra edhe ritmi i lojës. Ne humbëm ekuilibrat, pranuam golat pas gabimit në mbrojtje. A ishte penallti apo nuk ishte, është arbitri për të gjykuar. Ne e humbëm ndeshjen dhe nuk është dashur. Kemi skuadër shumë më të mirë se Trepça ’89. Është dashur më mirë të menaxhohet loja”, theksoi Batatina.