Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përfundimisht ka hequr dorë nga kandidatura për postin e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës.
Batatina përmes një postimi në Facebook ia ka uruar kryetarit Agim Ademin trajnerin e ri, ani pse ai akoma nuk është bërë publik, ndërkaq i ka dëshiruar fat stafit të përfaqësueses.
“Urime dhe suksese trajnerit të ri i cili do emërohet së shpejti nga Kosova. Luanëve të Kosovës, djemëve më të mirë të këtij vendi iu them tri fjalë: luftë, angazhim dhe diciplinë sepse qytetarët e Kosovës duan kualifikim dhe rezultate”, thuhet në postimin e Batatinës.
Trajneri llapjan ishte trajneri i parë kosovarë që kishte paraqitur hapur kandidaturën e tij për postin e trajneri te Kosova.