Sonte në Batllavë, LDK organizoi një tubim madhështor që pasqyroi energjinë dhe vendosmërinë e llapjanëve për të sjellë ndryshimin që Podujeva ka nevojë. Mikpritja e ngrohtë dhe pjesëmarrja masive treguan se besimi te LDK po rritet dita-ditës.
Gjatë takimit, kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, theksoi rëndësinë e këtij momenti për qytetarët:
“Batllava dhe Llapi po tregojnë se fryma e ndryshimit është këtu. Me 9 shkurt, me numrin 124, do ta rikthejmë shpresën dhe zhvillimin në Podujevë.”
Postimi i plotë:
Batllavë. Tërmet!
Sa herë që jemi në Batllavë, në Gollak e Llap, ka një tubim që të lë pa fjalë! Siç dinë llapjanët vet!
Sonte, në Batllavë, në takimin e kësaj nëndege e këtij fshati, gjetëm pritjen e ngrohtë dhe konfirmimin e qartë se Podujeva është kthyer djathtë!
LDK është shndërruar në shpresë e shtëpi e të gjithë atyre që po kërkojnë ndryshim, prandaj, më 9 shkurt, nën numrin 124, ndryshim do të ketë!
Punë të mbarë Ekrem. Kandidatëve, Valonit, Arjetës, Qëndrimit, Fatlumes, Fehmisë e Mustafës, suksese!