https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

BE-ja i përgjigjet Kurtit: Përshkallëzimi i situatës në veri po shkon kundër interesit të Kosovës

BE-ja i përgjigjet Kurtit: Përshkallëzimi i situatës në veri po shkon kundër interesit të Kosovës
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Bashkimi Evropian është përgjigjur rreth 5 kërkesave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si hapa konkret për ta shtensionuar situatën e krijuar të veri të Kosovës.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për Front Online se zhvillimet e djeshme në veri vetëm vërtetojnë se përshkallëzimi i situatës po vazhdon dhe kjo po shkon kundër Kosovës dhe popullit të saj.

“Konfirmojmë se Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka marrë një letër nga kryeministri Kurti. Si gjithmonë, Përfaqësuesi i Lartë do të përgjigjet nëpërmjet kanaleve të përshtatshme. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm sa dëshmojnë se përshkallëzimi vazhdon ende dhe kjo është në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe të gjithë popullit në Kosovë”, tha ai.

Stano thotë se deri më tani nuk po shohin asnjë hap konkret të kryeministrit Kurti për t’i ulur tensionet dhe për ta normalizuar situatën në veri.

“Deri më tani, nuk kemi parë ndonjë hap të adekuat dhe të menjëhershëm nga kryeministri Kurti si të nevojshëm për de-përshkallëzimin e situatës”, ka thënë Stano.

Zëdhënësi i BE-së ka treguar se kanë ndarë me shtetet anëtare të BE-së disa masa që do të ndërmerren nëse Kryeministri Kurti nuk merr hapa konkret për ta qetësuar situatën në veri.

“Ne ndamë me shtetet anëtare të BE-së një përmbledhje të masave që duhen marrë, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat adekuat dhe të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të ulur tensionet”, ka thënë ai.

Sipas Stanos, diskutimet midis vendeve anëtare të BE-së janë në vazhdim dhe Përfaqësuesi i Lartë Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët në rajon dhe të vendeve anëtare të BE-së.

Plani i plotë i Kurtit për shtensionim të Veriut

1.Të sigurohet/krijohet menjëherë sundimi i ligjit në 4 komunat në veri të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndër të tjera identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë e Kosovës, anëtarët e NATO-s dhe gazetarët. EULEX-i është i ftuar të monitorojë drejtpërdrejt thelbin e proceseve gjyqësore të lidhura me gjykimin.

Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe të ndalohet secili veprim kriminal ndaj institucioneve të Kosovës. Në bazë të parimit të proporcionalitetit, prania e forcave të Policisë së Kosovës në tri objektet komunale në veri të Kosovës, të zvogëlohet, bazuar në rrethanat.
3.Policia e Kosovës dhe KFOR-i/EULEX-i do t’i kryejnë vlerësimet e përbashkëta të sigurisë, çdo 15 ditë, në mënyrë që të garantojnë një mjedis të sigurt në sundimin e ligjit.

4.Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri. Zgjedhjet e reja duhet të organizohen në një atmosferë zgjedhore të lirë, demokratike dhe të papenguar.

5.Kosova dhe Serbia të kthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. BE-ja të sigurojë një plan renditjeje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë (27 shkurt) dhe Aneksit të Zbatimit të saj (18 mars). Udhëheqësit e të dy shteteve të takohen në një dialog të nivelit të lartë në Bruksel gjatë kësaj jave. Shpresoj se do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni me optimizëm kësaj oferte sa më shpejt që të mundeni

Post Views: 267

Poste të ngjashme

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

09/09/2025, 15:39

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar pas shpërthimit në parkingun e QKUK-së në...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Serbia arreston një person në Merdare nën dyshimin për “krime lufte” në Podujevë

09/09/2025, 10:36

Policia serbe e ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë luftës...

Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

09/09/2025, 9:59

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesorë për vrasjen në Podujevë. Njoftimi: Kërkesë për...

Sveçla për policin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

Sveçla për policin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

09/09/2025, 8:24

Top Story” sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut. Rrëfimet ekskluzive nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës. Ministri...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ekskluzive: Vrasje e rëndë në tentativë- 21-vjeçari godet me veturë pesë të rinj, një prej tyre në gjendje të rëndë

09/09/2025, 7:51

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmë në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se...

Lajmi i fundit

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

Policia kryen bastisje në tri lokacione pas shpërthimit në QKUK – ndalohen 11 persona, konfiskohet drogë e armë

09/09/2025, 15:39
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Serbia arreston një person në Merdare nën dyshimin për “krime lufte” në Podujevë

09/09/2025, 10:36
Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

Policia e shpall në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar kryesor për vrasjen në Podujevë

09/09/2025, 9:59
Sveçla për policin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

Sveçla për policin Bunjaku: Dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

09/09/2025, 8:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv