https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

BE me draft-konkluzione për Kosovën dhe Serbinë

BE me draft-konkluzione për Kosovën dhe Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian pritet të miratojë më 17 dhjetor një draft me konkluzione në të cilat pritet t’i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i zbatojnë marrëveshjet e dala nga dialogu.

Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë-Serbi, ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, do të jetë kërkesa kryesore për Kosovën dhe Serbinë, sipas konkluzioneve të draft-dokumentit të zgjerimit që ka përgatitur BE-ja.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ky dokument, që e ka parë DW, pritet të hidhet për miratim më datën 17 dhjetor në takimin e ministrave të BE-së.

Çfarë përmban dokumenti i konkluzioneve?

Në dokumentin e ri të BE theksohet, se rrugëtimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime. Po ashtu në dokument përmendet edhe situata në veriun e Kosovës, sidomos pas shpërthimit muajin e kaluar në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, por Serbia e mohon kategorikisht përfshirjen.

ADVERTISEMENT

“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse“, thuhet në draftin e dokumentit të BE-së.

BE: Duhet filluar puna për Asociacionin

Më 17 dhjetor pritet të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Në dokument thuhet, se “këshilli e përsërit, se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars të vitit 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja”.

Kosovës në mënyrë të veçantë i kërkohet ta fillojë punën për “miratimin e draft-statutit evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. “Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur ndërmjetësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja”, thuhet në këtë draft dokument. Në tetor të vitit 2023, BE i dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia e mbështetën atë.

Kurti: Në Gjykatë Kushtetuese dërgohen dokumente vendore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deri tani e ka refuzuar dërgimin e draftit të BE-së për Asociacionin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas kryeministrit Kurti, ai nuk është dokument i institucioneve të Kosovës dhe si i tillë nuk mund ta dërgojë për shqyrtim një dokument ndërkombëtar. Dokumentet ndërkombëtare si drafti i propozuar nga i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, sipas Kurtit, duhet të dërgohen në Këshill të Evropës apo Komisionin e Venecias.

“Pesë emisarët kanë sjellë një draft që është draft ndërkombëtar, nuk është vendor. Në Gjykatën Kushtetuese ne dërgojmë dokumente që janë vendore, një dokument që është ndërkombëtar le të shkojë të testohet në instancë ndërkombëtare. Draftin e Lajçakut lirisht le ta dërgojnë te juristët në Këshill të Evropës dhe Komision të Venedikut. Dokumentin tim unë e çoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur i prerë Kurti.

Kryeministri pati argumentuar se ai mund ta shkruaj një draft, por ai “duhet të jetë pjesë e paketës ku e kemi Marrëveshjen bazike, aneksin dhe unë nuk e mohoj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të kishte vendin e vet. Por, nuk mundesh Asociacionin ta nxjerrësh nga paketa, ta hedhësh paketën dhe ketë Asociacion ta bësh një draft ndërkombëtar e ta testosh në Gjykatën Kushtetuese”.

SHBA pro dërgimit të draftit në Gjykatën Kushtetuese

SHBA prej kohësh e ka bërë të qartë kërkesën që drafti i BE-së për Asociacionin të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë në tetor, tha se SHBA-ja pret nga Kosova që draft statutin e Asociacionit, ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke siguruar qeverinë në Prishtinë se “ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër të pushtetit paralel, por, është një mekanizëm për koordinim siç është në disa vende të Evropës”.

“Qytetarëve duhet t’iu sqarohet se Asociacioni është vetëm një platformë që komunat të shkëmbejnë përvoja, që në Evropë ekzistojnë rreth 400 asociacione të tilla, dhe që në rastin e Kosovës nuk nënkupton një nivel të ri të qeverisjes”, pati deklaruar O’Bien.

Serbia këmbëngul në formimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga ana tjetër, disa herë e ka përsëritur se “formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet përparësi e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Kurse analistët politikë nga ana e tyre, thonë se kërkesat e BE-së që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit janë të qarta, por, askund nuk thuhet se cila pikë ka prioritet.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Analisti politik Blerim Burjani, thotë për DW-në se në Kosovë është e qartë se nuk ka konsensus nacional për ta themeluar siç e quan ai, “këtë Asociacion kontrovers në kuptimin juridik dhe kushtetues”.

“Marrëveshjen e Ohrit palët tentojnë ta minimizojnë dhe të bëjnë të pamundshme për t’u zbatuar, pra koha ta hedh poshtë këtë zbatim, arsyet po dihen. Marrëveshja e Ohrit nuk i jep palëve atë që kërkojnë, por iu jep detyra pa kushte. Serbisë nuk i duhet një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, ndërsa, Kosova e quan rrezik kushtetues dhe të sigurisë nëse themelohet një entitet i ri juridik në veri e në 10 komuna serbe. Pra, qasja e deritashme e ndërmjetësuesve e ka përmbysë këtë zbatim, dhe është e kotë tu lihet palëve faji, e me se paku Kosovës”, thotë Burjani.

Ndërkaq në konkluzionet për zgjerim, BE-ja pritet të ripërtërijë premtimin, se mbetet e përkushtuar për ta vazhduar procesin e zgjerimit që e sheh si një interes strategjik të saj. Por, njëkohësisht do të kërkojë nga vendet e rajonit që të angazhohen në bashkëpunim rajonal për zgjidhjen e mospajtimeve dypalëshe, në mënyrë që të përshpejtojnë rrugëtimin tyre drejt BE-së. Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndonëse me 15 dhjetor të vitit 2022 ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /DW/

Poste të ngjashme

Raporti i plotë i KQZ’së që konstaton shkeljet dhe nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë “Guxo”

Gërvalla ndan videon e Pecit: Duhet ide të reja për të na sfiduar, bashkë të vendosur e të palëkundur

08/05/2026, 21:07

Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke reaguar ndaj deklaratave për partinë...

Abdixhiku: Dua të thyej mendësinë e shkuar, të aferave korruptive që bizneset i shohin si partnerë aksionesh

Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë

08/05/2026, 20:38

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është zotuar për “bashkimin e të gjithëve” në LDK. Një ditë para...

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

08/05/2026, 19:00

Vetëm dy ditë pas aksidentit tragjik në zonën e Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, një tjetër ngjarje...

Pritje deri në gjashtë orë në Merdar, për të dalë nga Kosova

U kap në Merdare pasi u fut në kërkim për dhunë në familje – përfundon në ndalim 48-orësh

08/05/2026, 18:46

Ka përfunduar në pranga personi që kërkohej nga Policia lidhur me rastin e dhunës në familje të raportuar në Rahovec,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Suharekë – 26-vjeçari e gjen babanë të varur në shkallët e shtëpisë

08/05/2026, 18:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Suharekën, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Lajmi i fundit

Raporti i plotë i KQZ’së që konstaton shkeljet dhe nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë “Guxo”

Gërvalla ndan videon e Pecit: Duhet ide të reja për të na sfiduar, bashkë të vendosur e të palëkundur

08/05/2026, 21:07
Abdixhiku: Dua të thyej mendësinë e shkuar, të aferave korruptive që bizneset i shohin si partnerë aksionesh

Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë

08/05/2026, 20:38
Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

08/05/2026, 19:00
Pritje deri në gjashtë orë në Merdar, për të dalë nga Kosova

U kap në Merdare pasi u fut në kërkim për dhunë në familje – përfundon në ndalim 48-orësh

08/05/2026, 18:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv