https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

BE ndryshon “planin”, s’i kërkon kryetarëve të Veriut t’i djegin mandatet

BE ndryshon “planin”, s’i kërkon kryetarëve të Veriut t’i djegin mandatet
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit të dy majit, Kosova dhe Serbia thanë që BE ka dhënë një popozim për çështjen e zgjedhjeve të 23 prillit, ku fituan kandidatët shqiptarë. Sipas tyre Bashkimi Evropian ka kërkuar djegien e mandateve të kryetarëve të rinj. Mirëpo, sot emisari evropian, Miroslav Lajçak, tha se BE nuk do të kërkojë nga kryetarët e sapozgjedhur që mos t’i pranojnë mandatet e tyre.

Gazeta Express

Pas takimit të 2 majit mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel u përmend një “propozim i BE-së”.

Vuçiq tha se kishte një propozim për “zgjidhje të përkohshme”. Sipas tij propozimi ishte që të digjen mandatet e katër kryetarëve të rinj, që janë rezultat i zgjedhjeve të 23 prillit, që u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve dhe bojkot nga Lista Serbe.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kurti refuzoi, kishte një propozim për të bërë një zgjidhje të përkohshme në të cilën ata nuk do të merrnin zyrat e tyre më 28 maj sepse sigurisht që do të sjellë trazira dhe probleme, mendova se ishte një mundësi ideale që Kurti të dilte nga turpi i madh në të cilin e ka futur veten, pastaj kuptova se ishte në të vërtetë një plan, që ai edhe pse thotë se nuk është entuziast për këtë, ai është thelbësisht entuziast dhe e sheh si mundësinë më të mirë për t’i dëbuar serbët nga veriu i Kosovës”, tha ai më 4 maj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Madje shefi i shtetit serb u kujdes që të paralajmërojë “një krizë të madhe” në veri të Kosovës duke e lidhur këtë me betimin e kryetarëve të rinj.  Kur u pyet nga gazetarët në Serbi se çfarë do të ndodhë më 28 maj, tha se ka kuptuar “se ka një plan për t’i dëbuar serbët nga Kosova”.

Për propozimin e BE-së, kishte folur këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj. Ai tha se Bashkim Europian ka kërkuar djegien e mandateve të kryetarëve në Veri, duke mos e bërë betimin.

Zulfaj tha se “ideja është që këta të digjen si mandate duke mos e bërë betimin, kërkesa të tilla nuk mund të parashtrohen”, derisa ka shtuar se tashmë ka kryetarë komunash të zgjedhur me mandat ligjor.

Sot emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi. Pas takimit, ai doli para gazetarëve, të cilët e pyetën se “a do të kërkojë BE nga kryetarët e rinj që mos t’i pranojnë mandatet”.

“Jo, nuk e kërkojmë këtë”, tha shkurt ai para gazetarëve.

Izmir Zeqiri, Erden Atiq, Ilir Peci dhe Lulëzim Hetemi janë kryetarët që dolën fitues nga zgjedhjet e 23 prillit. Procedura që po i pret ata mas fitores është dhënia e betimit, gjë që është konsideruar si problem. Në rast se ata brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve nuk arrijnë ta japin betimin, e humbin mandatin.

Poste të ngjashme

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

02/04/2026, 18:44

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme. Një kërkesë të tillë e ka bërë LDK-ja, me...

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

02/04/2026, 16:06

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31

  Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë Kryetari i Komunës...

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për media, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se deklarata e Kurtit për mediat nuk është asgjë më...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Kuvendi miraton buxhetin e Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026

02/04/2026, 13:40

Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin e Komunës së Zubin Potokut. Miratimi i buxhetit u në seancën e sotme plenare....

Lajmi i fundit

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

02/04/2026, 18:44
“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

02/04/2026, 16:06
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31
Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv