Rreth 3 vite më parë, emri i saj ishte kryefjalë e mediave rozë. Dhe shkak për këtë u bë pikërisht historia e dashurisë që Beatrix Ramosaj kishte me Donaldin. Një lidhje që u mbyll keq dhe se duket se publiku shqiptar e gjykoi shumë këngëtaren.
Pas një momenti të vështirë që kaloi në Tiranë, ajo vendosi që të shpërngulej njëherë e mirë në SHBA, për të nisur një tjetër jetë. Për gati 3 vite, Trixa ka preferuar që të jetë disi më diskrete në rrjetet e saj sociale, duke postuar rrallë dhe asnjëherë detaje nga jeta e saj private.
Të paktën kështu ka qenë deri javën e fundit, ku këngëtarja ka dhënë disa sinjale se ka gjetur sërish dashurinë. Në Instastory ka ndarë një postim ku ka treguar vendin që gjendet.
Në sy ra mbishkrimi i publikimit, ku shkruan: “Të dua ty” në anglisht. Fillimisht u raportua vetëm ky lajm nëpër portale, duke mos u thelluar më tej. Por burime, bëjnë me dije se në fakt këngëtarja ka nisur një lidhje të re dashurie.
Bëhet fjalë për një raport të nisur në muajt e fundit që po jetohet nga protagonistët në mënyrë private.
Miqtë bëjnë me dije se partneri i ri i Trixës është i huaj dhe se vetë këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale si histori.
Duke qenë se edhe miqtë e afërt e saj janë shumë hermetik për të dhënë detaje, do të na duhet të presim vetë këngëtaren që të nisë të publikojë foto apo indicie për këtë raport sentimental./kryefjala.com/