Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pak më parë ka mbajtur një konferencë për media, ku edhe kritikoi procesin e numërimit të votave, për të cilin proces tha se po i zbehë këto zgjedhje.
“Për mua është e preferueshme krijimi i Qeverisë me LDK-në dhe partitë tjera”, tha Hamza.
Hamza ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore e ka bërë të qartë se është kundër vijave të kuqe sa i përket bashkëpunimit me partitë e tjera për krijimin e institucioneve të reja.
Hamza ka thënë se personalisht s’ka asnjë barrierë me asnjë parti politike e me asnjë politikan, duke shtuar se është i gatshëm të flasë me të gjithë.