https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Bëmë një hap të rëndësishëm për Kosovën”, Ministri i Jashtëm çek flet pas vendimit për viza

“Bëmë një hap të rëndësishëm për Kosovën”, Ministri i Jashtëm çek flet pas vendimit për viza
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Qytetarët e Kosovës mund të jenë në gjendje të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen pa viza, më së largu deri më 1 janar 2024, pasi ambasadorët e Bashkimit Evropian të mërkurën ranë dakord për zgjidhjen e çështjes, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mbi bazën e këtij miratimi, Presidenca çeke tha se do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian sa më shpejt, për ta bërë këtë premtim realitet”, tha Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky.

“Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, menaxhimin e migracionit dhe sigurinë, dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm do të forcohet në të ardhmen”, shtoi Lipavsky.

Projekt-rregullat do t’u mundësonin mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Përjashtimi nga kërkesat për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit ETIAS, i cili pritet të hyjë në fuqi deri më 1 nëntor 2023 dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024.

Por, çfarë është ETIAS?

ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit.

Është sistem tërësisht elektronik, i cili lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Shengen.

Në njëfarë mënyre, i ngjan Sistemit Elektronik të ShBA për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), i cili shërben për një qëllim të ngjashëm.

Procedurat ligjore për kalimin e ETIAS kanë nisur në vitin 2016 dhe sistemi pritet të jetë plotësisht funksional në maj 2023.

ETIAS do t’i nënshtrohet një kontrolli të detajuar sigurie të secilit aplikant për të përcaktuar nëse ata mund të lejohen të hyjnë në ndonjë vend të Zonës Shengen.

Ndërsa qytetarët e vendeve, që nuk kanë nevojë për vizë për qëllime udhëtimi deri në 90 ditë në BE, nuk kanë nevojë të kalojnë një proces të gjatë aplikimi për vizë, ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengen-it.

ETIAS, përveç përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengen-it për arsye mjekësore dhe tranziti. Gjithashtu, do të jetë i detyrueshëm për të gjitha vendet që janë pa viza Shengen.

“Arsyeja kryesore për miratimin e autorizimit ETIAS është siguria. Me rritjen e rrezikut të udhëtarëve në mbarë botën, BE-ja dëshiron të sigurojë udhëtime të sigurta në vendet e saj. ETIAS do të ulë ndjeshëm shqetësimet e sigurisë nëpërmjet sistemeve të tij të mbledhjes së informacionit dhe të dhënave. Çfarë do të thotë kjo, është se ETIAS do të zbulojë nëse një person është një kërcënim në ndonjë mënyrë për sigurinë e vendeve të Shengen-it. Kjo do të bëjë që personit t’i mohohet hyrja dhe të shmanget kërcënimi për të qenë i pranishëm brenda kufijve të BE-së. Në thelb do të merret me një problem para se të jetë aty”, shkruan në njoftim.

Sipas Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (Frontex), rreth 1,4 miliardë udhëtarë nga vendet që lëvizin lirshëm në Shengen do të preken nga ky rregull i ri.

Procedura është e thjeshtë dhe e shpejtë dhe mund të bëhet përmes faqes së internetit.

Formulari kërkon të dhënat e udhëtarit, si dhe informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore, udhëtimet në vendet e luftës dhe precedentët kriminale. Aplikimi për autorizimin do të kushtojë 7 euro për person. /Reporteri.net/

Poste të ngjashme

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

25/05/2026, 8:18

Një rast që ngre shqetësime serioze për sigurinë dhe menaxhimin e armëve zyrtare ka ndodhur në Prishtinë, ku hajnat kanë...

Vjedhje e rëndë në Han të Elezit, hajnat marrin një armë zjarri

Skenë si në filma në Podujevë: Hajnat thyejnë fabrikën “AMG” gjatë natës, zhdukin kasafortën, mijëra euro dhe armën e pronarit

25/05/2026, 7:02

Një grabitje e organizuar që ngjan me skenar filmash ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

25/05/2026, 6:59

Çmimet e naftës shënuan rënie, mes zhvillimeve të reja në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një marrëveshje...

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Batalionin Gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve...

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

24/05/2026, 14:52

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa...

Lajmi i fundit

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

La veturën ndezur e armën brenda, hajnat ia vjedhin policit çantën me armën zyrtare nga “Range Roveri” në Prishtinë

25/05/2026, 8:18
Vjedhje e rëndë në Han të Elezit, hajnat marrin një armë zjarri

Skenë si në filma në Podujevë: Hajnat thyejnë fabrikën “AMG” gjatë natës, zhdukin kasafortën, mijëra euro dhe armën e pronarit

25/05/2026, 7:02
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

25/05/2026, 6:59
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

24/05/2026, 15:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv