https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Berisha i PDK-së: Mos/Veprimi shtetëror i qeverisë!

Berisha i PDK-së: Mos/Veprimi shtetëror i qeverisë!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka reaguar pas paralajmërimit të Listës Serbe se do të tërhiqen nga institucionet.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës të vihet në veprim që të mos krijohet vakum institucional, as të mos lejohet “pushtet paralel” në ato komuna.

Berisha ka shtuar se qëllimi i lidershipit të margjinalizuar serb në veri, është ri-instalimi i “strukturave paralele”, çka Qeveria e Kosovës nuk duhet ta lejoj në asnjë mënyrë! Është bërë shumë punë që ato struktura të mos jenë faktor dhe të mos lejohen të destabilizojnë një shoqëri të tërë.

Reagimi i plotë:

Paralajmërimi i përfaqësuesve serb, se do të tërhiqen nga institucionet, shenjë që qeveria të vihet në veprim, që të mos krijohet vakum institucional, as të mos lejohet “pushtet paralel” në ato komuna.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Qëllimi i lidershipit të margjinalizuar serb në veri, është ri-instalimi i “strukturave paralele”, çka Qeveria e Kosovës nuk duhet ta lejoj në asnjë mënyrë! Është bërë shumë punë që ato struktura të mos jenë faktor dhe të mos lejohen të destabilizojnë një shoqëri të tërë.

ADVERTISEMENT

Me veprimet e fundit të qeverisë sonë, me apo pa qellim, ato struktura janë faktorizuar dhe janë nën urdhëratë e Beogradit, konkretisht Presidentit Vuçiq.

Prandaj, Qeveria e Kosovës, duhet ta ketë me ngut Planin e Veprimit, që të emëroj përkohësisht deri në ndryshimin e rrethanave, administrator të përkohshëm për Komuna; të dërgoj forca policore shtesë, me automatizëm të suspendoj ata policë që nuk i kryejnë detyrat e tyre në mision të rendit, ligjshmërisë e kushtetutshmërisë; po ashtu, të dërgoj administrator, nëse rrezikohen shërbimet e nevojshme publike për qytetarët atje.

Përmes këtij plani, të përgatiten kuadro që do i mbulojnë të gjitha pozitat vakante që mund të krijoj ky veprim destruktiv, anti kushtetues dhe anti shtetëror të paralajmëruara nga strukturat politike serbe lokale dhe të mbështetura e sponsorizuara nga Beogradi.

Duhet veprim shtetëror dhe nuk guxon të cenohet funksionaliteti institucional i shtetit, as çfarëdo pretendimi për të krijuar ambient të tensionuar me qëllim të dhunimit të rendit ligjor dhe kushtetues, tërthorazi duke imponuar projekte të dëmshme për integritetin territorial dhe sovranitetin politik, që pretendojnë pushtet të tretë apo paralel, në asnjë pjesë të territorit tonë.

Kjo situatë, kërkon të mblidhet Këshilli i Sigurisë Nacionale, që të intensifikohen dhe bashkërendohen veprimet shtetërore, për të mos e kthyer situatën para vitit 2011.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Po ashtu, duhet një koordinim ndërveprues me PUN, vendet e QUINT-it, NATO-n, ndërmjetësit e BE dhe me theks SHBA, që të bëjnë trysninë politike, diplomatike dhe ushtarake ndaj Beogradit që të ndalet me kërcënimet dhe veprimet destruktive ndaj shtetit, shoqërisë, dhe popullit të Kosovës, përmes përfaqësuesve të dhunshëm e të inkriminuar serb, veprime që sidomos po shkojnë në dëm të qytetarëve kosovar të komuniteti serb.

Serbia tashmë, edhe përkundër faktit se krijon kriza me çështje që janë jo ligjore edhe me vet ligjet e Serbis, destabilizon rajonin duke krijuar tensione luftënxitëse dhe kërcënon me sulme në një territor që aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, administrohet nga NATO, me autorizim të KS të KB, e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Nacionale, se gjoja interesat e Serbisë po cënohen dhe Serbia po kërcënohet? Kjo ka ngritur shqetësimin dhe ka bërë lajm në tërë Botën.

Në fakt, realiteti është ndryshe: Kosova kërcënohet në mënyrë direkte dhe indirekt nga Serbia, edhe ushtarakisht. Prandaj është shqetësues fakti se Qeveria e Kosovës jo vetëm nuk e mori mundin ta mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës, por po dërgon sinjale sikur “gjithçka është në rregull”.

Duke parë kërcënimin e fundit nga Serbia, paralajmërimet e lidershipit vendor të margjinalizuar nga Beogradi, urgjent është dashur të mblidhet KSK (që në këtë rast duhet ta udhëheqë Presidenti/Presidentja si takim urgjent).

Post Views: 237

Poste të ngjashme

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51

  Artisti nga Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke u përzgjedhur si...

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42

  Në një akt human dhe fisnik, dy familje kanë zgjatur dorën e pajtimit dhe vendosin të mbyllin një plagë...

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën video:???? https://www.facebook.com/share/v/1G7fLKjpov/?mibextid=wwXIfr

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

18/07/2025, 18:37

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prishtinë më saktësisht në lagjen Kalabria. Nga pamjet e siguruara nga...

Lajmi i fundit

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51
Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42
Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16
Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv