Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kusheririt tim të dashur, Zeqir Zeqiri – Ballisti.
Për ne që e njohëm, Bali Zeq ishte shumë më tepër se një familjar – ishte njeri i zemrës, mik i mirë, këshilltar i urtë dhe atdhetar i palodhur. E donte vendin pa kushte dhe fliste gjithmonë me zemër për kombin, për bashkimin dhe për idealet e mëdha që duhen ndjekur.
Do të na mungojë shumë. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë.
Lamtumirë, i dashur Bali Zeq. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.
Varrimi bëhet sot në ora 15:00, në fshatin Bradash.