Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur edhe për mospajtimet që kanë qenë brenda Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës.
Kurti ka paralajmëruar kandidatët që do të synojnë të futen në listën për deputetë të VV-së që ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë.
Tutje kreu i VV-së ka thënë se s’mund të marrësh vota për të realizuar qëllim të përbashkët dhe më pas të degradosh në synim individual.
“Nuk mund të fitosh në një mënyrë derisa ta realizosh një qëllim të përbashkët, për ta degraduar atë në synim individual, duke braktisur mënyrën me të cilën je futur në garë”, ka thënë Kurti.
“Transformime të tilla duhet të kritikohen dhe problematizohen në organizatën tonë”, ka thënë Kurti.