https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bideni nderon Macronin, fton mbi 300 figura të njohura në një darkë në Shtëpinë e Bardhë

Bideni nderon Macronin, fton mbi 300 figura të njohura në një darkë në Shtëpinë e Bardhë
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Darka e parë shtetërore e Shtëpisë së Bardhë e shtruar nga presidenti Joe Biden mblodhi të enjten emra të mëdhenj nga moda, kultura, politika dhe biznesi, të cilët mirëpritën mysafirin, presidentit francez Emmanuel Macron, dhe rikthimin e ngjarjeve të mëdha sociale pas pandemisë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Çifti Biden doli në Portikun e Veriut për të mirëpritur çiftin Macron, shkruan Associated Press të premten. Zonja e Parë amerikane, Jill Biden i priti mysafirët e veshur me një fustan të flotës marinare “Oscar de la Renta”, derisa Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron mbante të veshur një fustan nga marka e famshme “Louis Vuitton”.

Mysafirët e tjerë hynë në Shtëpinë e Bardhë përmes një hyrjeje anësore. I pari që mbërriti ishte Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, i ndjekur jo shumë kohë më pas nga guvernatori John Carney.

Në mesin e të ftuarve nga Bidenët ishte prezantuesi televiziv, Stephen Colbert, dizajneri i këpucëve Christian Louboutin, redaktorja e revistës prestigjioze “Vogue”, Anna Wintour.

Të tjerë të pranishëm ishin edhe: moderatori i “Good Morning America” ​​Robin Roberts, aktorja Jennifer Garner, këngëtari John Legend dhe gruaja e tij, Chrissy Teigen.

Përpara darkës e cila u vonua, presidenti Biden ngriti një dolli për siç tha historinë që lidh Amerikën dhe Francën, vlerat që i bashkojnë dhe të ardhmen që ato do të krijojmë së bashku.

“Vive la France dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, ka thënë Bideni me këtë rast.

Ndërkohë, Macroni shfrytëzoi rastin që të bënte shaka me darkën e vonuar.

“Shpresoj se keni pasur një darkë të mrekullueshme,” bëri shaka Macron ndërsa ngriti dolli bashkë me Bidenin. Të ftuarit, shumë prej të cilëve supozohej se ishin të uritur, qeshën.

“Këtë mbrëmje nuk jemi thjesht të nderuar dhe të prekur, por ndjejmë rëndësinë e këtij momenti”, tha Macroni.

 

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv