Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën ka rënë në shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë muajit shkurt të këtij viti ishin 27 mijë e 769 tuuristë të huaj të cilët e kanë vizituar Kosovën, e që është një ulje prei 0,1 përqind, krahasuar me periudhen e njëjtë të vitit 2024, ku numri i vizitorëve të huaj ishte 27 mijë e 784.
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Shkurt 2024), ka rënie të numrit të vizitorëve për 0,1%. Në total 27 769 vizitorë të huaj”, thuhet në raportin e ASK-së.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania dhe , Zvicra.
Ndërkaq në shkurt 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 51 795, prej tyre 46,3% ishin vendorë dhe 53,6% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024 (sa ishin 50 134 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 3,3%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 112 495, prej tyre 50,4% nga vendorët dhe 49,5% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 8 564 vizitorë dhe me 26 215 net-qëndrime./Indeksonline/