Podujevë – Një ndërprerje e sistemit të internetit ka shkaktuar probleme në funksionimin e Qendrës së Regjistrimit në Podujevë, duke lënë qytetarët pa mundësi për të marrë shërbimet e nevojshme.
Për shkak të këtij problemi teknik, proceset e regjistrimit dhe shërbimet e tjera administrative janë pezulluar përkohësisht, ndërsa qytetarët janë detyruar të presin deri në rikthimin e sistemit në funksion. /Tv Llapi







