https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bilanc tragjik në Turqi: Toka vazhdon të dridhet, mijëra zëra nën rrënoja luten për ndihmë

Bilanc tragjik në Turqi: Toka vazhdon të dridhet, mijëra zëra nën rrënoja luten për ndihmë

Toka vazhdon të dridhet e bashkë me të zemrat e mijëra të mbijetuarve që perballen me tmerr pas tmerri. Familje të tëra janë nën gërmadha, prindër që kërkojnë femijët, e femijët prindërit. Zëra që vijnë nga rrënojat me shpresen se sot është dita e tyre me fat.

Shumë fëmijë ia dolën të dalin të gjallë nga rrënojat, por prindërit e tyre jo. Pranë godinave të shkatërruara sheh qytetarë, gra e burra të gjunjëzuar me sytë nga qielli e shpresë në Zot se kjo dramë që ka tronditur Turqinë, Sirinë por që ka prekur gjithë botën të mbarojë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tronditje dramatike me intensitet të lartë vazhduan edhe mbrëmjen e djeshme. Mijëra burra pjesë e ekipeve të kerkim shpetimit kanë mbi 24 orë pa pushim që kërkojnë mrekullinë e radhës nën rrenoja.

noja.

Operacioni i kërkim shpëtimit ka vazhduar gjatë gjithë natës. Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike shpresa për të shpëtuar qytetarët nga rrënojat nuk është shuar. Në Turqi mbi 7 mijë persona janë arritur të nxirren të gjallë nga rrënojat.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa shkollat u mbyllën deri në 13 shkurt, ndërsa raportohet se mbi 5 mijë ndërtesa janë dëmtuar dhe shembur nga lëkundjet e forta. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur shtatë ditë zie kombetare nga sot deri në 12 shkurt.

Flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë. I shkatërruar tërësisht rezulton aeroporti në Hatay, ndërsa është mbyllur për shkak të pasojave deri në një njoftim të dytë edhe aerporti i Adanasë, më i rëndësishmi në rajonin e goditur.

ADVERTISEMENT

Tërmeti shkatërrimtar me magnitiutë 7.9 sipas shkallës Rihter goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë. Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqender pranë qytetit Gaziantep u regjistruan në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur njerëzit ishin ende në gjumë.

Pamjet nga rajonet e goditura ishin shokuese dhe tronditëse. Rreth mesditës me orën lokale një tjetër tërmet i fuqishëm 7.5 sipas shkallës rihter u shënua në Turqinë Juglindore

Ka shkuar në mbi 4800 numri i viktimave nga tërmeti në mes kufirit të Turqisë dhe të Sirisë. Nga ana tjetër rreth 23 mijë persona kanë mbetur të plagosur.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Opozita siriane thotë se “qindra familje” janë ende të bllokuara nën rrënoja.

“Koha po mbaron për të shpëtuar qindra familje ende të bllokuara nën rrënojat e ndërtesave të shembura”, tha kreu i shërbimit të mbrojtjes civile të drejtuar nga opozita siriane.

OKB beson se në Siri, të paktën 224 ndërtesa në veriperëndim të vendit u shkatërruan dhe të paktën 325 u dëmtuan, duke përfshirë magazinat e ndihmave në enklavën që pret miliona njerëz të zhvendosur, shumica e të cilëve jetojnë tashmë në shtëpi gjysmë të shkatërruara.

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv