https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bill Browder: Qeverinë ruse dhe atë serbe i lidh korrupsioni

Bill Browder: Qeverinë ruse dhe atë serbe i lidh korrupsioni

William Bill Browder, në një intervistë ekskluzive për “Nova”, tha se autoritetet në Serbi dhe Rusi janë të lidhura me korrupsion dhe se Serbia në masë të madhe e ka skualifikuar veten me sjelljen e saj pas agresionit ndaj Ukrainës.

“Çdo vend që mund të jetë potencialisht aleat i Rusisë është i rëndësishëm për ta, sepse ata nuk kanë shumë miq tani.” Ata kanë kohë që janë mbështetur në Serbinë, të lidhur nga një kishë e përbashkët ortodokse. Unë do të shtoja, megjithatë, se është gjithashtu korrupsioni ai që lidh qeverinë në Rusi dhe qeverinë në Serbi. “Tani keni një situatë ku Rusia ka nevojë për një mik dhe Serbia dëshiron të jetë një mik.”, tha ai.

Kush është William Bill Browder?

Financieri britanik me origjinë amerikane është një nga armiqtë më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin. Me kalimin e viteve ai është persekutuar, bashkëpunëtorët e tij janë ngacmuar dhe përfundimisht janë arrestuan, dhe ai ka arritur të nxirrte më të mirën nga e gjithë situata – kompania dhe reputacioni i tij kanë mbetur të paprekura, dhe vdekja tragjike e bashkëpunëtorit të tij ka çuar në miratimin e një ligji që mbron të gjithë ata që janë në shënjestër nga autoritetet ruse.

Browder është drejtor i përgjithshëm dhe bashkëthemelues i Hermitage Capital, këshilltar për investime në Fondin Hermitage, i cili ishte në një moment investitori më i madh i portofolit të huaj në Rusi. Ai ka marrë përsipër kompanitë e mëdha ruse si “Gazprom”, “United Energy Systems” dhe “Sidanco”, dhe si ndëshkim i është refuzuar hyrja në Rusi, është deportuar në Britaninë e Madhe dhe është deklaruar një kërcënim për sigurinë kombëtare ruse.

Tetëmbëdhjetë muaj pasi ai është dëbuar, zyra e Moskës e Hermitage Capital është bastisur. Më pas, policia ka sekuestruar dokumentet e regjistrimit të pronave të investimeve të Hermitage dhe Browder ka vendosu t’i qëndronte në rrugë regjimit dhe të zbulonte me urdhër të kujt policia ka bastisur zyrat e kompanisë së tij.

Rasti Magnitsky

ADVERTISEMENT

Sergei Magnitsky, kreut të praktikës tatimore në Firestone Duncan, i ishte caktuar kjo detyrë. Magnitsky ka zbuluar se derisa ishin në posedim të policisë, dokumentet ishin përdorur për të riregjistruar në mënyrë të rreme pronën Hermitage në emër të një ish-të dënuari.

Magnitsky kishte dëshmuar kundër autorëve të mashtrimit, duke përfshirë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme që kishin bastisur zyrat e Hermitage. Pesë javë pas dëshmisë së tij të dytë në vitin 2008, Magnitsky, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Bill Browder, ishte arrestuar në shtëpinë e tij. Ai ishte keqtrajtuar në paraburgim dhe shpejt kishte filluar të ankohej për dhimbje të forta shpine.

Vetëm disa muaj më vonë, Magnitsky ka vdekur në një qeli burgu. Raportet e ekspertëve mjekësorë kanë treguar se Magnitsky kishte marrë kujdes të pamjaftueshëm mjekësor gjatë kohës që kishte qenë në paraburgim dhe madje mund t’i ishin dhënë ilaçe që përkeqësonin pankreatitin e tij. Në vendimin e gjykatës thuhet se “jeta e tij është rrezikuar në mënyrë të pajustifikueshme nga autoritetet vendase”.

Pas vdekjes së Magnitsky, Browder kishte lobuar në Kongresin e SHBA për të miratuar Aktin Magnitsky, i cili merret me ndëshkimin e atyre që shkelin të drejtat e njeriut në Rusi. Browder ia kishte dalë me qëllimin e tij dhe Barack Obama ka nënshkruar ligjin në vitin 2012.

Derisa Amerika kishte miratuar një ligj që mbronte disidentët, Rusia kishte nisur procedurat kundër Magnitskyt dhe Browderit për mashtrim tatimor. Rusia shpejt kishte lëshuar një urdhër arresti për Browder, por Interpoli kishte refuzuar ta arrestonte dhe ekzekutonte, duke thënë se ishte një arrest politik.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Zgjedhjet dhe një goditje e re për Putinin

Në një luftë shteruese kundër regjimit rus, Browder kishte pranuar të dëshmojë para Senatit të SHBA-së për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në përgjigje të “tradhtisë” së Browder, qeveria ruse kishte bërë një përpjekje të pestë për ta vendosur atë në listën e arrestimeve të Interpolit, e cila ishte refuzuar përsëri, për zhgënjimin e Putinit.

Në vitin 2018, ai ishte arrestuar përfundimisht në Spanjë, por ishte liruar shpejt pasi ishte konfirmua përsëri se ishte një çështje politike.

Poste të ngjashme

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Lajmi i fundit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv