https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bislimi thotë se Tahiri “në stilin e një banditi” e ka kërcënuar e ofenduar, deputeti i PDK-së: Akuza të pabaza

Bislimi thotë se Tahiri “në stilin e një banditi” e ka kërcënuar e ofenduar, deputeti i PDK-së: Akuza të pabaza

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kërcënuar, sharë e ofenduar.

Në fjalën e tij, Bislimi tha se këto kërcënime, të shara e ofendime Tahiri i ka bërë ndaj tij kur mikrofoni ishte i ndalur.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehur një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Tahiri, i cili këto akuza të Bislimit i quajti të pabaza dhe për të njëjtin tha se “është në gjendje të rëndë psikike”, raporton Telegrafi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Deputetë a jeni duke e pa? Këta e kanë një siklet të madh. Këta janë në një siklet që as vendi vend nuk po i zë. Ky flet akuza të pabaza, del në foltore dhe flet të pavërteta. Ky është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë, andaj ne i kërkojmë kësaj qeverie fokus, punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave të veta”, deklaroi Tahiri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Në mbrojtje të Bislimi doli ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mori fjalën pas Tahirit dhe pohoi pretendimet e zëvendkryeministrit se është ofenduar e kërcënuar nga deputeti i PDK-së.

“Isha edhe unë dëshmitar dhe mund ta konfirmoj atë që tha zëvendëskryeministri Bislimi se pas mbylljes së mikrofonit duke u kthyer nga foltorja në ulësen e tij kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin. Ftoj Prokurorinë sepse kishte edhe kërcënim, jo vetëm gjuhë joparlamentare. Ftoj Prokurorinë ta marr shumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhues”, tha Murati. /Telegrafi/

Post Views: 226

Poste të ngjashme

Policia arreston dy persona për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti

14/07/2025, 19:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në bashkëpunim me...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Kamioni përplaset me një veturë, pamje nga aksidenti i rëndë në Skenderaj

14/07/2025, 17:54

Një aksident i rëndë komunkacioni ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, ku është përfshirë një kamion dhe një veturë....

Kryetari Bulliqi pret nxënësit e dalluar që u renditën të parët në pranime në Universitetin e Prishtinës

Kryetari Bulliqi pret nxënësit e dalluar që u renditën të parët në pranime në Universitetin e Prishtinës

14/07/2025, 14:56

  Bashkë me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, patëm kënaqësinë të presim në Zyrë disa nga ish-nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër...

Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

14/07/2025, 14:47

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë për shkak të temperaturave të larta në sallën e gjykimit, është anuluar...

Eskorta, trafikim dhe abuzim me fëmijë – çfarë zbuloi Policia në operacionin “Pranvera 2025”?

Eskorta, trafikim dhe abuzim me fëmijë – çfarë zbuloi Policia në operacionin “Pranvera 2025”?

14/07/2025, 14:05

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, në periudhën e ditëve të veprimit të përbashkët që...

Lajmi i fundit

Policia arreston dy persona për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti

14/07/2025, 19:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Kamioni përplaset me një veturë, pamje nga aksidenti i rëndë në Skenderaj

14/07/2025, 17:54
Kryetari Bulliqi pret nxënësit e dalluar që u renditën të parët në pranime në Universitetin e Prishtinës

Kryetari Bulliqi pret nxënësit e dalluar që u renditën të parët në pranime në Universitetin e Prishtinës

14/07/2025, 14:56
Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

Temperaturat e larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

14/07/2025, 14:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv