Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Blerim Kuqi është kthyer në LDK gjatë një vizite që pati të premten në Suharekë.
Abdixhiku ka thënë se po përgatiten për zgjedhjet lokale.
Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë”, ka thënë Abdixhiku.
“Aty afër u ndalém dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur. Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni”, ka shtuar ai.
Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim. Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi. Blerim të priftë e mbara. Ardian, na prijë në rrugën përpara”, ka thënë Abdixhiku.
Blerim Kuqi, ish-kryetar i Suharekës në vitin 2022 kishte dhenë dorëheqje nga të gjitha postet në AAK.