https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Blerim Shabani akuzon ministrin Murati se i ka injoruar për tetë muaj kërkesat e Qendrave për Punë Sociale

Blerim Shabani akuzon ministrin Murati se i ka injoruar për tetë muaj kërkesat e Qendrave për Punë Sociale
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryetari i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale në Kosovë, Blerim Shabani, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se për tetë muaj i ka injoruar kërkesat e QPS-ve për përballjen me sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione.

Ndër kërkesat që Shabani thotë se i janë përmendur Muratit ka qenë edhe ajo për sfidat në banim social për viktimat e dhunës në familje e për reforma në politikat sociale.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në një shkrim në Facebook, Shabani ka thënë se QPS-të kanë kërkuar bisedë për “projektligjin për shërbime sociale dhe familjare (nuk është në agjendë fare); projektligjin për financat e pushtetit lokal (ku parashihet granti specifik dhe kontraktimi i shërbimeve sociale është heq nga agjenda); për udhëzimet administrative që presin për aprovim qe sa muaj e pengojnë nënat vetë ushqyese për ndihmë sociale në realizim të drejtës dhe viktimat e dhunës; për organin e kujdestarisë; për kolezionin e ligjeve; për numrin e vogël të stafit nëpër QPS-të e Kosovës dhe pamundësinë për të përballuar volumin e punës dhe nevojës për shërbime familjare; për domosdoshmërinë e investimeve në QPS; për infrastrukturën e dobët e me kushtet më të këqija në krejt Komunat; për mungesën e fondit emergjent për përkrahje direkte të klientëve; për reformën në SNS dhe ligjin e ndihmës sociale; për reformat në politika sociale; për sfidat në banim social për viktimat e dhunës në familje”.

“Pas 8 (tetë) muajsh Ministri nuk ka pasur kohë të takohet e t’i diskutojmë këto tema. Adresimi e gjetja e zgjidhjeve duhet të bëhet me veprime e vendime konkrete e jo me deklarata në FB. Është për keqardhje që qasja ndaj forcimit të shërbimeve sociale është në këtë nivel. E kur po përballemi me raste trishtuese po krijohet inercioni i reagimeve, por ndërmarrja e veprimeve vazhdon të mbetet në atë nivel”, ka shkruar Shabani.

Shabani ka reaguar një ditë pasi një grua shtatzënë u vra para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. Bashkëshorti i saj, me të cilin ishte në proces të ndarjes, është i dyshuar për vrasje.

Ajo ka qenë e shtrirë në këtë Klinikë, në pritje për të lindur. Sipas burimeve të KOHËS, ajo ka dalë nga Klinika për të blerë diçka dhe derisa po qëndronte ulur para objektit të Gjinekologjisë, është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari. Trupi i pajetë i viktimës ka qëndruar për rreth dy orë në vendin e ngjarjes, ku Prokuroria ka gjetur tri gëzhoja të plumbave.

Për të dyshuarin ka disa raste të paraqitura në organet e hetuesisë për dhunë në familje.

Shtatzëna e vrarë ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, urdhër – mbrojtja është urdhri i lëshuar me vendim gjykate, ku parashikohen masat mbrojtëse për viktimën. Urdhri ia ndalon të dyshuarit t’i afrohet viktimës.

Ndërkohë bazuar në Ligjin për mbikëqyrjen elektronike, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë, do të mund t’i vendosjes pajisja për mbikëqyrje elektronike.

Ligji përcakton që pajisja për mbikëqyrjen elektronike në rastet e urdhër-mbrojtjes, personit mund t’i vendoset edhe pa pëlqimin e tij. Por ky Ligj nuk është zbatuar.

Nëpërmjet kësaj pajisje, sipas Ligjit që ka hyrë në fuqi në vitit 2015, Policia, do të mund të përcillte vendndodhjen e personit të cilit i vendoset ajo. Sipas Ligjit, Policia e Kosovës, është organ përgjegjës për të kontrolluar mënyrën e realizimit të Mbikëqyrjes Elektronike.

Ministri Murati nuk është lajmëruar në thirrjet telefonike të KOHËS deri në momentin e publikimit të shkrimit.?//koha.net

Poste të ngjashme

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë direkte për emisionin Frontal në T7, deklaroi se...

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Lajmi i fundit

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37
Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv