https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Blinken thirrje rivalëve, i kërkon Greqisë dhe Turqisë të shmangin tensionet

Blinken thirrje rivalëve, i kërkon Greqisë dhe Turqisë të shmangin tensionet
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ndalesës në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron për një vizitë dyditore në Athinë.

Shefi i diplomacisë amerikane u bëri thirrje dy vendeve rivale, Greqisë dhe Turqisë, të angazhohen në diplomaci për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të shmangur veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

Dy aleatët e NATO-s kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh si të drejtat për kërkimin e naftës dhe gazit në Egje, hapësirën ajrore dhe ishullin e Qiprons të ndarë në vija etnike. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi sot aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, të zbusin retorikën kundër njëra tjetrës, ndërsa zgjedhjet kombëtare në të dyja vendet po afrojnë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Thirrja e zotit Blinken vjen në kuadër të përpjekjeve për të forcuar unitetin në aleancën transatlantike, ndërsa po afrohet përvjetori i parë i sulmit rus kundër Ukrainës.Sekretari Blinken u takua me udhëheqësit grekë në Athinë pas një ndalese në Turqi, ku ai vizitoi rajonet më të goditura nga tërmeti vdekjeprurës.“Është thellësisht në interesin tonë dhe besoj edhe në interesin e Greqisë dhe Turqisë, që të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrveshjet e vjetra, përmes dialogut, diplomacisë dhe në mënyrë paqësore, duke mos ndëmarrë asnjë veprim të njëanshëm. Çdo retorikë e ngarkuar do t’i bënte gjërat më të vështira dhe më sfiduese”, tha ai.

Zyrtarët në Greqi dhe Turqi u shprehën të gatshëm të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e vjetra mbi kufijtë detarë në Mesdheun lindor, pas tërmetit shkatërrues, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve në Turqi dhe Siri.Për shumë vite, dy vendet fqinje kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke përfshirë kufijtë e Detit Egje dhe hapësirës ajrore, të drejtat e kërkimit për naftë dhe gaz dhe ishullin e ndarë të Qipros.

Por marrëdhëniet mes tyre u përmirësuan së fundmi kur Greqia dërgoi ndihma dhe ekipe të shpëtimit për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit vdekjeprurës.Zoti Blinken tha se shpreson se situata e krijuar do të sjell një mundësi për rikthimin e të dyja palëve në diplomaci.

Greqia pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare në prill, ndërsa Turqia zgjedhjet e përgjithshme në qershor.

“Të dyja vendet po shkojnë drejt zgjedhjeve. Kjo sigurisht ndonjëherë nxit përfshirjen në një retorikë që mund të krijojë më shumë probleme”, paralajmëroi zoti Blinken.

Raundi i fundit i bisedimeve midis dy vendeve u zhvillua në Uashington më 2021.Në konferencën e tij në Athinë zoti Blinken u pyet edhe nëse Shtetet e Bashkuara do ta dekurajojnë Izraelin nga ndërmarrja e veprimeve ushtarake që kanë për synim të parandalojnë Iranin të prodhojë armë bërthamore.

ADVERTISEMENT

“Vendet do të marrin vendime sovrane për sigurinë e tyre dhe kjo nuk ndryshon në rastin e Izraelit apo të ndonjë vendi tjetër. Ne nuk mund t’i marrim vendimet për ta”, u përgjigj zoti Blinken.

Zoti Blinken tha se mënyra më efektive për t’u përballur me sfidën që paraqet programi bërthamor i Iranit është diplomacia, megjithëse shtoi se për momentin këto përpjekje janë bllokuar, sepse Irani vazhdon të mos jetë i angazhuar në një mënyrë kuptimplotë./VOA/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv