https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Boga mbetet destinacioni më i kërkuar dimëror në Rugovë

Boga mbetet destinacioni më i kërkuar dimëror në Rugovë

Sezoni turistik dimëror në Rugovë po vazhdon me fluks të madh vizitorësh, ndërsa fshati Bogë mbetet destinacioni më i kërkuar, falë pistës së skijimit që ndodhet në këtë zonë.

Gjatë fundjavave, sigurimi i akomodimit në hotele dhe bujtina është pothuajse i pamundur pa rezervim paraprak, ndërsa ditët e tjera të javës janë dukshëm më të qeta.

E rrethuar nga male të larta dhe me kushte të favorshme natyrore, Boga vazhdon të jetë një vend tërheqës për pushime në çdo stinë, veçanërisht gjatë dimrit. Qendra e skijimit është e mbushur me vizitorë të të gjitha moshave, ndërsa organizimet e nxënësve dhe fëmijëve i japin gjallëri të veçantë kësaj zone turistike.

Vizitorët shprehen të kënaqur me përvojën e tyre, duke e cilësuar Bogën si një vend të përshtatshëm për rekreacion dimëror. Ata vlerësojnë organizimin dhe natyrën, ndonëse theksojnë se pista e skijimit mund të jetë e kufizuar për shkak të numrit të madh të vizitorëve.

“Jemi kënaq, kemi qëndruar gjatë gjithë ditës. Kemi ardh në mënyrë të organizuar me shkollë, shumë mirë kemi kaluar, vetëm pista e skijimit është pak e vogël”, tha Alea Hysenaj vizitore.

Edhe Gresa Hyseni dhe Eliza Kastrati u shprehën të kënaqura me qëndrimin në Bogë. ”Kemi ardh me shkollë dhe shumë mirë kemi kaluar, sigurisht se do të kërkojmë të vijmë prapë“, tha Gresa, derisa Eliza shtoi: “Ka qenë një ditë e mrekullueshme”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Interesimi i lartë për këtë zonë reflektohet edhe në kapacitetet akomoduese. Në 13 fshatrat e Rugovës, që ofrojnë rreth 3 mijë shtretër, gjatë fundjavave nuk ka vende të lira për të gjithë të interesuarit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Afaristët në Bogë thonë se kërkesa për akomodim është më e madhe se kapacitetet ekzistuese. Sipas tyre, të gjitha bujtinat dhe hotelet janë të rezervuara gjatë fundjavës.

“Në vikend të gjitha janë të rezervuara, nuk ka vende të lira. Ata që vijnë pa rezervim mbesin pa u akomoduar, pra ka kërkesa më shumë sesa që ka vende”, tha Agron Rudi, afarist./RTK

Poste të ngjashme

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Penguan zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, arrestohen dy persona në Podujevë

22/02/2026, 9:21

Dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar në mënyrë aktive zyrtarët policor gjatë...

Këta janë banorët e BBVA që po agjërojnë

Këta janë banorët e BBVA që po agjërojnë

21/02/2026, 23:36

Prime’ sonte ka filluar me një urim për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Moderatori Ledion...

170 raste të reja me sëmundjen e kancerit nga fillimi i këtij viti

170 raste të reja me sëmundjen e kancerit nga fillimi i këtij viti

21/02/2026, 8:55

Numri i rasteve me sëmundje të kancerit çdo ditë e më shumë po rritet. Format më të shpeshta të sëmundjeve...

I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

21/02/2026, 8:49

Një ngjarje e rëndë ka të premtën në qytetin e Gjilan, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë...

VIDEO/ Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

VIDEO/ Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

20/02/2026, 21:10

Moderatori i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person...

Lajmi i fundit

Boga mbetet destinacioni më i kërkuar dimëror në Rugovë

Boga mbetet destinacioni më i kërkuar dimëror në Rugovë

22/02/2026, 9:26
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Penguan zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, arrestohen dy persona në Podujevë

22/02/2026, 9:21
Këta janë banorët e BBVA që po agjërojnë

Këta janë banorët e BBVA që po agjërojnë

21/02/2026, 23:36
170 raste të reja me sëmundjen e kancerit nga fillimi i këtij viti

170 raste të reja me sëmundjen e kancerit nga fillimi i këtij viti

21/02/2026, 8:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv