Në Komunën e Podujevës u mbajt takim në të cilin u diskutua për sigurinë e objekteve publike dhe private në Komunën e Podujevës. Ky takim është thirrur nga Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 155 të tjerë u plagosën në një klub nate.
Në këtë takim në të cilin morën pjesë Komandanti i Policisë në Podujevë, Bashkim Bajrami dhe drejtorët e drejtorive komunale, u diskutua mbi masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve në objekte publike dhe private.
Pikat kryesore që u diskutuan janë:
• Siguria e objekteve publike dhe private në Podujevë, duke përfshirë inspektimin e kushteve ekzistuese.
• Inspektimin e vendpunishteve, për të siguruar respektimin e standardeve të sigurisë në punë.
• Shkallët emergjente në objektet kolektive dhe të larta, për të vlerësuar funksionalitetin dhe qasshmërinë e tyre në raste emergjente.
• Gjendjen dhe afatin e bombolave për fikjen e zjarrit, me qëllim të garantimit të efikasitetit të tyre në raste zjarri.
Si përfundim, u dakordua që të zhvillohen kontrolle të detajuara në bashkëpunim me institucionet përkatëse për të realizuar një vlerësim të përgjithshëm të objekteve dhe masave të sigurisë në to. Komuna mbetet e përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.
18.03.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim