https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Borrell i ‘gjuhet’ Kurtit: Ka përgjegjësi për çdo dhunë dhe eskalim që mund të ndodh në veri

Borrell i ‘gjuhet’ Kurtit: Ka përgjegjësi për çdo dhunë dhe eskalim që mund të ndodh në veri

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas takimit të gjatë që mbajti me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për çështjen e tejkalimit të krizës për targat.

Ai është shprehur se në veri është krijuar një situatë e tensionuar dhe krize më e rëndë sesa ajo që ishte në verën e këtij viti, dhe ka thënë se kjo ka pamundësuar të flitet për marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, e që është çështje shumë më e rëndësishme sesa çështja e targave.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Borrell më tutje ka thënë se sundimi i ligjit nuk duhet të jetë pretekst për eskalime dhe tensione, ndërsa shprehet se serbët e larguar nga institucionet kanë lënë mbrapa një vakuum të rrezikshëm të sigurisë në një situatë shumë fragjile.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha se EULEX-i dhe KFOR-i nuk kanë as mandat dhe as kapacitete të zëvendësojnë policinë lokale dhe prandaj u ka bërë thirrje të dyja palëve të punojnë për të deeskaluar situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe tha se mbledhja sot ishte në funksion të kësaj.

“Sot, që nga ora 08:00 në mëngjes, që nënkupton 8 orë, 8 orë mbledhje, kam mirëpritur kryeministrin Albin Kurti nga Kosova dhe presidentin Aleksandër Vuçiq nga Serbia. Të dy morën pjesë në këtë mbledhje duke ardhur në Bruksel, dhe ishte e rëndësishme sepse ne e shohim vetën ende në një krizë. Dhe kjo ndodh vetëm tre muaj nga kriza e kaluar, nga kriza në krizë. Dhe tani është edhe më keq sesa në gusht. Kosova ka vendosur të fillojë me gjoba nga 21 nëntori, që nënkupton mesnatë sonte, për ata që nuk kanë regjistruar makinat e tyre. Kështu, serbët e Kosovës janë larguar nga institucionet e Kosovës dhe kjo nënkupton se qindra policë kanë zhveshur uniformat, gjyqtarët dhe stafi i administratës lokale është tërhequr. Kjo la mbrapa një vakuum të rrezikshëm, të madh të sigurisë, në një situatë shumë fragjile. Po, ne kemi një mision, kemi misionin e EULEX-it dhe trupat e KFOR-it janë prezent por ata nuk mund të marrin rolin e policisë lokale, nuk është në mandatin e tyre e as në kapacitetet e tyre. Sundimi i ligjit nuk duhet të jetë pretekst për eskalime dhe tensione. Ne nuk jemi duke respektuar obligimet për të cilat jemi marrë vesh vite më parë në dialog, dialogu që është ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. BE dhe vendet tona partnere kanë bërë thirrje gjithmonë për deskalimin e situatës. Kjo mbledhje sot ishte lidhur me gatishmërinë e liderëve për deeskalimin e situatës, për t’u siguruar se paqja dhe stabiliteti janë rikthyer dhe më e rëndësishmja, do të parandalojë një krizë me konsekuenca.”, tha Borrell.

Më tutje, ai i ka quajtur “artificiale” afatet kohore si ky për çështjen e targave, ndërsa është shprehur se u ka thënë të dy liderëve se ky cikël vicioz duhet të ndalet dhe se të dy prej tyre kanë mandate të forta nga populli dhe kjo duhet të reflektojë në lidershipin e tyre.

“Që nga vera e kaluar, ne kemi qenë të preokupuar me menaxhim të krizave, duke tentuar të shmangim një tjetër afat artificial, duke lëvizur nga afati në afat, nga kriza në krizë. Dhe kjo nënkupton se ne nuk kemi arritur të adresojmë çështjen kryesore, pra normalizimin e marrëdhënieve, që do të zgjidhte dhe parandalonte kriza të tilla. Dhe rrënja e kësaj shkon përtej targave të makinave. Unë u thash të dyja palëve shumë qartë, se ne nuk mund të vazhdojmë kështu, se ky cikël vicioz i krizave duhet të ndalet. Të dy, Vuçiq dhe Kurti janë të zgjedhur me mandate të forta dhe ne presim nga ata të tregojnë lidership dhe të normalizojnë situatën dhe kështu mund të avancojnë në rrugët e tyre evropiane.”, tha Borrell.

Ai është shprehur se sot nuk ka pasur marrëveshje në takim, ndërsa ka thënë se për këtë ka përgjegjësi. Ai ka vazhduar fjalinë e tij duke thënë se për hir të transparencës duhet të përmendet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar marrëveshjen.

Borrell tha se për këtë do t’i njoftojë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet partnere të Bashkimit Evropian, Këshillin e Ministrave dhe se kjo do të dërgojë një sinjal shumë negativ politik për Kosovën që sipas tij nuk po respekton obligimet ligjore ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne patëm sot diskutime që nga ora 08:00 e mëngjesit dhe dy palët nuk janë pajtuar për një zgjidhje sot. Unë mendoj se këtu ka një përgjegjësi për dështimin në bisedime për sot dhe për çdo eskalim dhe dhunë që mund të shfaqet në ditët e ardhshme dhe për hir të transparencës më duhet të them se ne dhamë një propozim që mund të kishte shmangur këtë situatë të rrezikshme, që Vuçiq e pranoi sot, por kryeministri Kurti fatkeqësisht jo. Unë do të doja të kishte një marrëveshje, por meqë nuk ka, më leni të kërkojë nga të dyja palët; Fillimisht, unë tani pres nga Kosova që menjëherë të suspendojë fazat tjera lidhur me riregjistrimit të veturave në Kosovën veriore dhe Serbia të suspendojë dhënien e targave të reja që Kosova nuk i pranon, duke përfshirë targat KM. Kjo do të lejonte kohë, për palët që të kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme për targat në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve që është objektivi më i rëndësishëm. Mungesa e marrëveshjes sot, nënkupton se ne duhet të vendosim konkluzionet se si ky proces i bisedimeve po mbahet. Unë do t’i informoj shtetet anëtare, partnerët dhe këshillin e ministrave për sjelljet e palëve dhe për mungesën e respektit për obligimet ligjore ndërkombëtare dhe kjo në veçanti për Kosovën, dhe e di, kjo dërgon një sinjal negativ politik.”, tha Borrell.

Ai në fund ka kërkuar gjithashtu nga të dyja palët që të deeskalojnë situatën dhe ka falënderuar kolegun e tij Lajçak për përkushtimin.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Borrellin se ka hequr dorë nga propozimi i Bashkimit Evropian për normalizim të plotë marrëdhëniesh

Poste të ngjashme

Therja në Sllatinë, viktima me lëndime të rënda në kokë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike

Therja në Sllatinë, viktima me lëndime të rënda në kokë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike

24/01/2026, 21:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është therur me thikë...

Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Një burrë sulmohet me thikë në kokë e fyt, gjendet i gjakosur në afërsi të një moteli

24/01/2026, 19:31

Një incident ka ndodhur pasditen e së premtes në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një burrë është gjetur rëndë i...

Kërkohet paraburgim për 23 “manipuluesit e votave”

Kërkohet paraburgim për 23 “manipuluesit e votave”

24/01/2026, 16:35

Marcel Lekaj , zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prizren, ka bërë të ditur se është kërkuar masa e paraburgimit prej...

Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas shqiptar në Prishtinë

Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas shqiptar në Prishtinë

24/01/2026, 9:07

Policia e Kosovës ka raportuar  se është vetëplagosur me armë zjarri një i dyshuar shtetas i Shqipërisë mbrëmë në Prishtinë....

Grabitje në barnatoren i dyshuari nën kërcënimin e thikës merr rreth 200 euro

Arriti të merrte rreth 200 euro nga një lokal në Podujevë, arrestohet shtetasi serb

24/01/2026, 8:53

Një shtetas serb është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte arritur të marrë para të gatshme...

Lajmi i fundit

Therja në Sllatinë, viktima me lëndime të rënda në kokë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike

Therja në Sllatinë, viktima me lëndime të rënda në kokë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike

24/01/2026, 21:35
Aksion i Policisë në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe uniforma serbe

Një burrë sulmohet me thikë në kokë e fyt, gjendet i gjakosur në afërsi të një moteli

24/01/2026, 19:31
Kërkohet paraburgim për 23 “manipuluesit e votave”

Kërkohet paraburgim për 23 “manipuluesit e votave”

24/01/2026, 16:35
Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas shqiptar në Prishtinë

Vetëplagoset me armë zjarri një shtetas shqiptar në Prishtinë

24/01/2026, 9:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv