https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Borrell i ka çuar ftesat, Kurti s’ka vendosur, Escobar udhëton në Bruksel nëse ndodh takimi

Pas takimit me Kurtin e Vuçiqin, Borrell do të deklarohet për media
Share on FacebookShare on Twitter

Josep Borrell ka bërë me dije të enjten se ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme për ta menaxhuar krizën në Veri që u ashpërsua pas kapjes së tre policëve të Kosovës.

Lënia e tyre në paraburgim prej 30 ditësh nga një gjykatë në Kralevë dje e ka komplikuar edhe më shumë planin e Kryediplomatit të BE’së për t’i sjellë në Bruksel Kryeministrin Kurti dhe Presidentin e Serbisë.

Kryediplomati i BE’së nuk tregoi se në çfarë niveli do të jetë ky takim. Por, më vonë u kuptua se të ftuar janë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, kishte thënë Borell.

Kryeministri Kurti ende nuk ka një “po” për të udhëtuar drejt kryeqendrës europiane. Kurti për këtë ka folur në Forumin e Prespës. Aty, nuk e la pa e thumbuar spanjollin.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur kërkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionojë situatën”, tha Kurti.

ADVERTISEMENT

“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, shtoi kryeministri.

Në pritje se a do të ndodhë ky takim është edhe emisari amerikan Gabriel Escobar. Nëse shkojnë Kurti dhe Vuçiq, Escobar ka thënë se do të udhëtojë edhe ai. Diplomati amerikan ka thënë se do të ushtrojë ndikim që Kurti e Vuçiq të takohen.

“Tani, rreth kërkesës që liderët të shkojnë në Bruksel, është duke u punuar dhe në bazë të përgatitjes për këtë do të duhet të vendosim nëse do të fluturoj për në Bruksel apo jo. Por – pa dyshim, kjo përpjekje do të marrë mbështetjen e plotë amerikane” ka thënë Escobar

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

09/06/2026, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për vetëvrasje në Gjakovë

09/06/2026, 7:42

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës. Sipas mediumit lokal tv syri një përson...

“PZAP gjobit edhe njëherë LVV-në me 2,000 euro pas ankesës së LDK-së

Kjo është top 10’sha më e votuar e VV’së deri me tani

09/06/2026, 7:34

Lista me 10 kandidatët më të votuar deri tash në LVV: Screenshot

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

Numërohen rreth 20 për qind të votave- Kjo është lista e 10 më të votuarve të LDK-së

09/06/2026, 7:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për...

Lajmi i fundit

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11
Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV-ja PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

09/06/2026, 8:37
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dyshohet për vetëvrasje në Gjakovë

09/06/2026, 7:42
“PZAP gjobit edhe njëherë LVV-në me 2,000 euro pas ankesës së LDK-së

Kjo është top 10’sha më e votuar e VV’së deri me tani

09/06/2026, 7:34
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv