https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Borrell: Koha është që liderët e Serbisë dhe Kosovës të tregojnë guxim dhe përgjegjësi

Borrell flet para takimit në Ohër: Koha që Kosova dhe Serbia të tregojnë guxim dhe përgjegjësi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se është koha që Serbia dhe Kosova të pajtohen për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe të shprehin qartë se si do ta zbatojnë atë, dhe për liderët të tregojnë guxim dhe përgjegjësi.

Në një bllog të publikuar sot në faqen e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Borrell ka thënë se pa normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka anëtarësim në BE dhe se dialogu duhet parë në një kontekst më të gjerë gjeopolitik, transmeton Paparaci.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka ndryshuar pamjen. Dialogu nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën dhe Serbinë. Ai duhet parë në kontekstin aktual më të gjerë gjeopolitik, në një moment vendimtar në historinë evropiane”, ka thënë ky zyrtar evropian.

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Dhe sigurisht që nuk është çipi që Putini do ta përdorë në ëndrrat e tij imperialiste, ka shkruar Borrell para takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër të shtunën, më 18 mars, përcjell Paparaci.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Borrell ka thënë se tema kryesore e takimit do të jetë Aneksi i Zbatimit të Marrëveshjes, i cili do të rezultojë me një normalizim të gjerë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe në thelb me normalizimin e jetës së njerëzve në rajon dhe hapjen e rrugën për anëtarësimin e Serbisë dhe Kosovës në BE.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Borrell ka theksuar se Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet për t’u anëtarësuar në BE dhe se nuk ka tjetër rrugëdalje.

“Tani është koha që liderët e Serbisë, Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor të tregojnë guxim dhe të ndajnë përgjegjësinë për suksesin e procesit të anëtarësimit në rajonin e BE-së”, ka thënë Borrell, duke shtuar se detyra e liderëve është t’u sigurojnë njerëzve cilësinë e jetës që ata duan dhe cilësinë e jetës që sjell anëtarësimi në BE./Paparaci

Poste të ngjashme

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

07/02/2026, 20:20

  Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self në Shtetet e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

07/02/2026, 16:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lipjan, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës. Sipas...

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

07/02/2026, 9:54

Mediat në Serbi kanë raportuar për një incident të armatosur që pretendojnë të ketë ndodhur në drejtim të oficerëve të...

Zhduken tre persona në Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij

07/02/2026, 9:50

Një baba ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij në Drenas. Siç thuhet në raportin 24-orësh, ai ka raportuar se...

Aksident me fatalitet në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua

Aksident me fatalitet në Loxhë të Pejës, humb jetën një grua

07/02/2026, 9:38

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Loxhë të Pejës, ka ndodhur një aksident trafiku që ka lënë dy persona të lënduar....

Lajmi i fundit

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

07/02/2026, 20:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

07/02/2026, 16:43
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

07/02/2026, 9:54
Zhduken tre persona në Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij

07/02/2026, 9:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv