Pasditen e së mërkures një qytetare është ndeshur me një parregullsi në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Ajo ka raportuar se nuk ka hasur në asnjë mjek në këtë klinikë.
Në videon e dërguar në redaksinë e Gazeta Online Reporteri.net, qytetarja në fjalë thotë se ka pritur aty për dy orë të tëra.
Madje, edhe në pamjet e siguruara shihet qartë se në dhomën ku qëndrojnë infermierët është totalisht bosh, e poashtu edhe në ambientet e kësaj klinike nuk shihet asnjë infermerë.