https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Britania, 4 ditë pune në javë për punonjësit, ulet stresi dhe rritet produktiviteti

Britania, 4 ditë pune në javë për punonjësit, ulet stresi dhe rritet produktiviteti

Nëntë nga 10 kompanitë që morën pjesë në studimin më të madh në botë lidhur me qasjen ndaj një jave pune katërditore, nuk do t’i kthehen më punës me pesë ditë në javë.

Punonjësit kanë raportuar nivele më të ulëta stresi dhe ezaurimi mendor, si dhe rritje të produktivitetit.

Katër ditë në javë punë, kjo do të jetë qasja më e re për shumë kompani britanike, sikurse rasti i kësaj kompanie në kryeqytetin e vendit, Londër.

Shoqëria Mbretërore e Biologjisë është pjesë e programit më të madh pilot në botë, për të provuar javën katërditore të punës, studim që përfundoi dhjetorin e kaluar. Programi ishte aq i suksesshëm sa ata po e mbajnë javën katërditore, sikurse 92% e kompanive që e kanë provuar një gjë të tillë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga 61 kompani që morën pjesë, 56 e kanë zgjatur qasjen me katër ditë në javë punë, mes tyre 18, që e kanë shndërruar atë në diçka të përhershme.

“Gjatë periudhës së provës vumë re një rënie në numrin e ditëve që merrnin punonjësit në rast sëmundjeje. Jepnim pushimin mjekësor mesatarisht rreth katër deri në pesë ditë në vit, për një person. Kjo është ulur në më pak se dy, për momentin. Mendoj se është një ndryshim vërtet thelbësor”, thotë Doktor Mark Downs, shefi ekzekutiv i Shoqërisë Mbretërore të Biologjisë.

Si drejtuesit e kompanive ashtu dhe punonjësit raportuan përmirësime në produktivitet.

ADVERTISEMENT

Fundjavat mund të jenë mjaft të ngjeshura, flas për fundjavat dyditore. Pra është shumë mirë të kesh atë ditën shtesë. Takon miqtë dhe familjen në dy ditë, kur ata janë të lirë gjithashtu dhe më pas merr atë ditën shtesë të pushimit gjatë javës, për të bërë të gjitha punët që ke ose thjesht për të pasur kohë për veten për t’u çlodhur. Mendoj se ka bërë realisht një ndryshim të madh në shëndetin tim mendor”, thotë Tessa Gibson, punonjëse e Shoqërisë Mbretërore të Biologjisë.

Gjatë periudhës së provës, në të gjitha organizatat që morën pjesë, numri i personelit që largohej nga puna ra me 57%, 90% e punonjësve duan të vazhdojnë javën katërditore të punës dhe 55%, raportuan një rritje të produktivitetit të tyre në punë.

Më e rëndësishmja, deri në fund të provës u vu re një ulje e nivelit të ezaurimit mendor tek më shumë se 70% e punonjësve dhe gati 40% ishin më pak të stresuar. Por java katërditore nuk funksionon për të gjithë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Mendoj se një javë katërditore tingëllon mirë në parim, por në praktikë, sa kompani do të jenë në gjendje të mbështesin mirëqenien e punonjësve, nëse ata do të heqin dore nga një javë normale pesëditore për një me katër ditë? Ne punojmë pesë ditë në javë. Punojmë nga ora 10 e paradites deri në orën 16.00 pasdite. Pra shkurtojmë orët që punojmë në ditë, me synimin që punonjësit të kenë atë harmoni mes punës dhe jetës së tyre, por nuk po e shkurtojmë javën e tyre të punës”, thotë Jay Richards, bashkëthemelues i kompanisë ‘Imagen Insights’.

Rezultatet e studimit i janë paraqitur parlamentit britanik. Programi pilot u krye në bashkëpunim mes organizatës jofitimprurëse “4 Day Week Global”, “Fushatës së javës 4 ditore” në Mbretërinë e Bashkuar si dhe organizatës studimore “Autonomy”./VOA

Poste të ngjashme

Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34

Një aksion ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Malishevë, në kuadër të hetimeve për dyshime serioze rreth manipulimit të...

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

28/01/2026, 8:32

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar...

Vdes në aksident trafiku i riu shqiptar

Vdes në aksident trafiku i riu shqiptar

28/01/2026, 8:06

Personi në foto është i riu shqiptar, Vasil Pilo i cili humbi jetën këtë të martë me 6 tifozë të...

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

27/01/2026, 20:39

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar i tronditur për rastin e djegies së Kuranit në Çabrat të Gjakovës, akt...

Lushaku- Sadriu: Si parti, arritëm të shënonim rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar

Jehona Lushaku: Votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ai duhet ta vazhdojë misionin

27/01/2026, 19:26

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është shprehur se kreu aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duket ta vazhdojë misionin dhe...

Lajmi i fundit

Arrestohen dy persona për grabitje në Novosellë të Pejës, prokurori i liron pas intervistimit

Aksion në Malishevë për dyshime mbi falsifikim të rezultateve zgjedhore

28/01/2026, 9:34
Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

28/01/2026, 8:32
Vdes në aksident trafiku i riu shqiptar

Vdes në aksident trafiku i riu shqiptar

28/01/2026, 8:06
Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

27/01/2026, 20:39
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv