Me praninë e ministrit Xhelal Sfeçla, deputetëve, kandidatëve për Asamblenë Komunale, si dhe aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes, është hapur sot fushata zgjedhore në Podujevë me një aktivitet simbolik në Sheshin “Katër Dëshmorët”.
Gjatë aktivitetit, secili pjesëmarrës mbi numrin e Lëvizjes ka shënuar një fjalë apo zotim, duke u betuar për t’u shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri në mandatin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 12 tetorit.
“Na priftë e mbara! Bashkë për Podujevën!”, ka deklaruar Bulliqi.