Gjatë vizitës në SHBA, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar Institutin e Farave në Iowa, ku u prit nga inxhinieri i bujqësisë, Alan Gaul.
U diskutua bashkëpunimi për shkëmbim farash, këshillim profesional dhe analiza të tokës bujqësore – me qëllim mbështetjen e fermerëve në Podujevë.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit tonë në Iowa, me bashkëpunëtorë kemi vizituar laboratorin e kondicionimit dhe selektimit të farave, ku u pritëm nga inxhinieri i bujqësisë, z. Alan Gaul.
Në këtë institut testohen mbi 130 lloje farash dhe analizohen sëmundjet e bimëve. Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit me Podujevën për shkëmbim farash, këshillim profesional dhe studim të tokës bujqësore, me synim mbështetjen e fermerëve tanë.
I falënderoj për pritjen e ngrohtë dhe informacionet e vlefshme që i ndanë me ne gjatë kësaj vizite.