Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe kandidatët për deputetë 
Saranda Bogujevci dhe Burim Mehmeti, kanë realizuar një vizitë te ish-kryetari i Podujevës dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ilaz Pireva, në shtëpinë e tij.
Gjatë kësaj vizite, Bulliqi vlerësoi lart kontributin dhe sakrificat e Ilaz Pirevës, i cili që nga viti 1968, bashkë me bashkëveprimtarët e tij, ka dhënë një kontribut të çmuar për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Sipas Bulliqit, angazhimi i brezit të Ilaz Pirevës mbetet një shembull frymëzues për brezat e rinj dhe një udhërrëfyes i qartë për përkushtimin e vazhdueshëm në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës.
Vizita u zhvillua në frymë respekti dhe mirënjohjeje për figurat që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në historinë dhe rrugëtimin/







