Nga afër me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla kemi përcjellur vazhdën e punimeve në Urgjencën e Qytetit, projekt ky i cili dita-ditës po merr formën e një objekti modern dhe të kompletuar.
Presim që në pjesën e dytë të pranverës projekti të përmbyllet në tërësi dhe stafi mjekësor të zhvendoset në këtë objekt për t’ju ofruar shërbime pacientëve në kushte shumë më të mira.
Vazhdojmë me punë e angazhim në shërbim të të gjithë qytetarëve!






