Kryetari i Komunes sl Podujeves Shpejtim Bulliqi bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, vizituam shkollën “Shaban Shala” për dy arsye të rëndësishme. E para, për të parë nga afër transformimin e brendshëm e të jashtëm të shkollës pas rinovimit të realizuar, dhe e dyta, për të ndarë lajmin e mirë me stafin dhe nxënësit se këtë vit do të fillojë ndërtimi i Palestrës së re Sportive në këtë shkollë.