Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka treguar se kanë nisur punimet për rinovimin e Teatrit “Avdush Hasani”, një investim prej 220 mijë euro, që synon përmirësimin e kushteve për artistët dhe publikun.
Ai gjithashtu tha se ky projekt do të modernizojë hapësirat e teatrit, duke e shndërruar në një hapësirë dinjitoze për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytetin tonë.