Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi pas një bashkëpunimi të ngushtë me Ministrinë e Infrastrukturës, Komunën e Prishtinës dhe përfaqësuesit e shoqatës së transportit të Podujevës tha se kemi arritur marrëveshjen për rikthimin e linjave të autobusëve dhe ndërprerjen e grevës.
Nga sot, qytetarët llapjanë që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës mund të shfrytëzojnë rrugën “Zagrebi” pranë shkollës “Model”, për të vazhduar drejt Pallatit të Rinisë dhe Stacionit të Autobusëve. Po ashtu, është riorganizuar mbledhja e udhëtarëve në drejtim të Podujevës, duke siguruar funksionimin e rregullt të transportit.
Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e shërbimeve të transportit në dobi të mijëra qytetarëve.
I falënderoj qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e tyre!