Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka pranuar një donacion të çmuar – një autobus të cilin e dhuroi një bashkatdhetar pronar i kompanisë “Flutura Reisen GMBH” nga Velberti i Gjermanisë.
Ai tutje tha: Ky donacion do të përmirësojë shërbimet e transportit publik në Komunën tonë.
Në pranimin e këtij donacioni të vlefshëm isha bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, z.Bahri Selimi dhe menaxhmentin e Stacionit të Autobusëve.
Në fund falenderojë z.Ajvazi dhe Kompaninë e tij për autobusin e dhuruar për Komunën tonë. Ky donacion është shembull frymëzues edhe për të gjithë bashkatdhetarët tjerë që duan dhe mund të kontribojnë për atdhe./TvLlapi







