Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe para shtatores së Presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë.
”Rugova ishte simboli i unitetit kombëtar, një lider që me vizionin dhe urtësinë e tij udhëhoqi popullin tonë drejt lirisë dhe shtetndërtimit tha Bulliqi”.
Ai gjithashtu tha se kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për gjeneratat që vazhdojnë rrugën e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike.