Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me një pjesë të stafit të tij po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Velbert të Gjermanisë.
Gjatë kësaj vizite, sot vizituan edhe fabrika të prodhimeve të ndryshme, ku sic shkroi Bulliqi patën rastin për të parë rrjedhën e punës, kushtet që kanë dhe prodhimet e tyre.
Bulliqi shtoi se gjatë këtyre vizitave janë shprehur të hapur për investitorët të cilët duan të investojnë në Komunën e Podujevës, duke treguar për mundësitë që ofron komuna për investitorët e jashtëm.
Postimi i plotë: