Në Gllamnik po vazhdojnë punimet në dy projekte të rëndësishme infrastrukturore për komunitetin. Krahas ndërtimit të sallës së re të sporteve në oborrin e shkollës, është duke avancuar edhe projekti i çerdhes së re të fshatit.
Sipas kryetarit Shpejtim Bulliqi, çerdhja e re do të ofrojë kushte moderne dhe të sigurta për fëmijët e kësaj ane, me hapësira të standardizuara dhe të përshtatshme për zhvillimin e hershëm të tyre.
Institucionet lokale thonë se punimet po ecin sipas planit dhe se këto projekte do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të arsimit dhe jetesës për banorët e Gllamnikut.







