Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet në ndërtimin e rrugës në afërsi të stacionit të trenit në qytet.
Ky projekt, me vlerë prej 444 mijë eurosh, përfshin ndërtimin e 950 metrave rrugë me të gjithë infrastrukturën përcjellëse: zgjerim të rrugës, asfalt të ri, trotuare të reja, ndriçim publik dhe kanalizim atmosferik.
Sipas Bulliqit, me përfundimin e këtij projekti, i cili pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, do të sigurohet një qarkullim më i lehtë dhe më i sigurt për qytetarët, si dhe një infrastrukturë moderne që i përshtatet zhvillimit urban të qytetit.
Postimi i plotë
Po vazhdojnë me intensitet punimet në ndërtimin e rrugës në afërsi të stacionit të trenit në qytet.
Ky investim, me vlerë prej 444 mijë eurosh, përfshin ndërtimin e 950 metrave rrugë me të gjithë infrastrukturën përcjellëse: zgjerim të rrugës, asfalt të ri, trotuare të reja, ndriçim publik dhe kanalizim atmosferik.
Me përfundimin e këtij projekti, i cili pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, do të sigurojmë një rrugë moderne dhe më të sigurt për qytetarët.







