Sot prita në takim në zyren time Ukë Rugovën, djalin e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ukën e njoftova që sivjet si institucione lokale do ta vendosim shtatoren e ish-Presidentit Rugova në qytetin e Podujevës, për të nderuar kontributin dhe angazhimin e Presidentit Rugova për Kosovën. Procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.
Ukën e falënderoj për vizitën dhe librin e dhuruar!







