Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot ne takim kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), z. Jeton Koca dhe bashkëpunëtorët e tij, ku kanë diskutuan për rolin e Këshillit në reformën e Administratës Publike dhe sfidat lidhur me zbatimin e legjislacionit.
Bulliqi e ka bërë publike diskutimin mbi këtë takim në rrjetin e tij social, Facebook, ku theksoi diskutimin e veçantë edhe për çështjen e rekrutimit të stafit, çështjen e transferimeve të nëpunësve civil, dhe formimet e komisioneve displinore dhe te ankesave.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), z. Jeton Koca dhe bashkëpunëtorët e tij, ku diskutuam për rolin e Këshillit në reformën e Administratës Publike dhe sfidat lidhur me zbatimin e legjislacionit.
Gjatë takimit me theks të veçantë diskutuam edhe për çështjen e rekrutimit të stafit, çështjen e transferimeve të nëpunësve civil, dhe formimet e komisioneve displinore dhe te ankesave.
Ishte takim mjaft i frytshëm dhe përmbajtësor, ku u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zbatimit të drejtë të legjislacionit në administratën publike dhe vendosjen e meritokracisë në proceset rekrutuese të stafit profesional.