ryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me nënkryetaren Lahu dhe drejtorët Osmani, Selimi e Salihu kanë pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ku diskutuan për projekte të rëndësishmë ekonomike mes dy institucioneve.
Kryetari Bulliqi gjatë takimit theks të veçantë i kushtoi projektit të stacionit të autobusëve, i cili është bashkëfinancim mes komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Projekti i stacionit të autobusëve ka koston e mbi 1 milon euro, dhe pritet të fillojë shumë shpejtë, ndërsa projekti është paraparë të përfundojë gjatë dy viteve të ardhshme.
Gjatë takimit u diskutua për për dy shtigjet e ecjes; shtegun tek pishat e Shakovicës dhe shtegun e pishave të Kërpimehut.
Pas takimit, kryetati Bulliqi dhe Ministri Damka dolën në teren për të inspektuar punimet e urave që janë duke u ndërtuar në fshatin Sfeçël, Gllamnik dhe Bajqinë, projekt ky i përbashkët i komunës me MZHR.