Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për një sërë investimesh të rëndësishme në kuadër të efiçiencës së energjisë, të financuara nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE). Këto projekte do të përfshijnë përmirësime në disa shkolla, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë.
Shkollat përfituese:
•IAAP “Isa Boletini”
•SHFMU “Ali Ajeti” (Lladoc)
•SHFMU “Hamit Sejdiu” (Kërpimeh)
•SHFMU “Shefki Kuleta” (Tërrnavë)
Investimet kryesore:
•Izolimi termik i mureve dhe kulmeve
•Ndërrimi i dritareve
•Përmirësimi i ndriçimit
•Përmirësimi i sistemeve të ngrohjes dhe ujit sanitar
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e cilësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për procesin mësimor dhe mbrojtjen e mjedisit. “Falënderoj Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë për mbështetjen dhe përkushtimin për investimet në Komunën e Podujevës,” deklaroi Bulliqi.
Këto projekte pritet të ndikojnë pozitivisht në jetën dhe të ardhmen e nxënësve dhe komunitetit lokal, duke ofruar shkolla më moderne dhe më të qëndrueshme.
Njoftimi i plotë:
Me kënaqësi pranuam informatën se është nënshkruar kontrata për investimet e reja në kuadër të efiçiencës së energjisë në Komunën e Podujevës, nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).
Këto projekte përfshijnë investime në objekte shkollore, duke përmirësuar kushtet e mësimit për mësimdhënësit dhe nxënësit tanë ????????????????, si dhe duke kontribuar në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Me projektin e efiçiencës do të investohet në:
• IAAP “Isa Boletini”,
• SHFMU “Ali Ajeti” Lladoc,
• SHFMU “Hamit Sejdiu” Kërpimeh,
• SHFMU “Shefki Kuleta” Tërrnavë,
Në të gjitha objektet shkollore do të realizohet:
✅ Izolimi termik i mureve dhe kulmeve,
✅ Ndërrimi i dritareve,
✅ Përmirësimi i ndriçimit
✅ Përmirësimi i sistemit të ngrohjes dhe ujit sanitar.
I falënderoj Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) për investimet në Komunën e Podujevës!