Sallat janë të vogla për tubimet tona
Me entuziazëm të paparë e mbështetje masovike mbajtëm tubimin me gra e vajza të Llapit, aktiviste e anëtare të Lëvizjes në Teatrin “Avdush Hasani”. Me prezencën e tij në këtë tubim të organizuar nga GVV-ja na nderoi edhe Kryeministri i Republikës, njëherit Kryetari i Lëvizjes, z.Albin Kurti.
Gjatë mandatit tonë kemi mbështetur 120 biznese lokale apo start-up të udhëhequra nga gratë, kemi dhënë 864 bursa për studente llapjane që studiojnë në UP, kemi hapur tri çerdhe të reja, dy të tjera janë në ndërtim e sipër, si dhe pesë të tjera të planifkuara për sivjet.
Lëvizja është adresa e vetme që trajton seriozisht sfidat e grave dhe vajzave, si dhe organizata e vetme politike që angazhohet për t’iu krijuar atyre hapësirën e nevojshme prosperuese.
Faleminderit të gjithave për pjesëmarrjen e mbështetjen e ngrohtë!







