Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi Sot patë nderin të marr pjesë në promovimin e dokumentarit “Guximi i një intelektuali”, të realizuar nga gazetari Nuhi Bytyqi, kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Rifat Blakut.
Rifat Blaku ishte një nga figurat më të shquara të arsimit, shkencës dhe jetës publike në Kosovë. Si profesor, studiues dhe intelektual i angazhuar, ai la gjurmë të thella në edukimin e brezave dhe ndërtimin e institucioneve të vendit tonë.
I lindur në Podujevë, ai kurrë nuk e harroi vendlindjen dhe kontribuoi me pasion për zhvillimin e saj, jo vetëm si akademik, por edhe si qytetar i angazhuar dhe sportist i KF “Llapi”.
E përgëzoj gazetarin Nuhi Bytyqi dhe organizatorët për realizimin e këtij dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Rifat Blaku.