https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të mandatarit

Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të mandatarit

Pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë, është folur te mundësia e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit. Megjithatë, Eugen Cakolli i KDI thotë se një gjë e tillë aktualisht nuk është e mundur.

Cakolli ka sqaruar se Kuvendi nuk ka bazë ligjore për t’u mbledhur për votim të qeverisë pa përfunduar më parë hapat kushtetues të mandatarit të ri.

“Jo, nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme tani për tani!”, thekson ai.

Sipas tij, deri në konstituimin e procedurave nga Presidentja, çdo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme mbetet jashtë rregullave institucionale.

“Pas dështimit të pardjeshëm të votimit për qeverinë, së pari duhet të zhvillohen konsultimet nga Presidentja me partitë dhe të vendoset se kujt dhe NËSE do të jepet mandatari i dytë. Derisa të përfundojë kjo procedurë dhe të ketë dekret për mandatarin, Kuvendi nuk ka bazë dhe rrethana për t’u mbledhur për çfarëdo votimi, përfshirë atë të qeverisë,” ka deklaruar Cakolli.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka komentuar edhe nismën me nënshkrime të disa deputetëve, duke sqaruar se juridikisht ato nuk prodhojnë efekt.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nënshkrimet që po përmenden nuk kanë efekt juridik jashtë procesit të konsultimeve. Ato mund të shërbejnë vetëm si provë gjatë bisedimeve me Presidenten, në kuadër të ‘kritereve mbizotëruese’. Për më tepër, mes tjerash (por jo vetëm) për të dëshmuar shumicën nevojiten 61 nënshkrime të verifikuara, jo vetëm 40 sosh për thirrje të seancës,” ka theksuar ai.

Cakolli ka theksuar se e njëjta situatë vlen edhe për ligjin e buxhetit, pasi prioritet është formimi i qeverisë së re.

“Ngjashëm, seanca e jashtëzakonshme nuk mund të thirret as për ligjin për buxhetin. Detyra e parë dhe e patejkalueshme e Kuvendit pas zgjedhjeve është zgjedhja e Qeverisë, jo miratimi i ligjeve. Mbi të gjitha, vetëm një Qeveri e kësaj legjislature mund të propozojë projektligj për buxhetin”, shtoi ai.

Poste të ngjashme

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Lajmi i fundit

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv