Sot në hapësirat e administratës komunale është organizuar ceremoni festive me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të punëtorës shumë vjeçare të Komunës së Podujevës, Vidosava Beqiri.
Kështu ka njoftuar Komuna e Podujevës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Në këtë ceremoni festive kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, drejtoresha e Administratës Antoneta Ejupi, drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani dhe zyrtarë komunal.
“Kryetari Bulliqi në emër të institucionit të komunës ndau një mirënjohje për punën dhe kontributin shumë vjeçar të punëtores Vidosava Beqiri, duke i uruar shëndet të mirë dhe lumturi pranë më të dashurve të saj”, thuhet në këtë shkrim.
Ceremoni festive me rastin e ditëlindjes së punëtorës shumë vjeçare të Komunës së Podujevës, Vidosava Beqiri.