Bie Banka e Dytë në SHBA brenda javës: Signature Bank NY. Pas kolapsit dramatik të Silicon Valley Bank të premtën, të dielen rregullatorët në New York mbyllën bankën e dytë Signature Bank e cila kishte $110miliardë depozita ndërsa $89miliardë asete dhe ishte e ekspozuar në tregun e kriptovalutave. Ky është dështimi i tretë më i lartë në histori të SHBA. Ky stres i bankave amerikane erdhi si rezultat i shallës së lartë të intereseve të aplikuar nga Administrata Ameriaken për të kontrolluar inflacionin.
Deri të mërkurën gjithcka funksionoj si duhet. Kur CEO i Silicon Valley Bank dërgoj një letër tek investitorët për të shpjeguar se banka duhet të ngrisë $2.1miliardë kapital për operacionet e saja (pas një humbje prej $1.8miliardë), investitorët filluan të panikojnë dhe të kërkojnë ti nxjerin mjetet e tyre. Vlera e kompanisë në bursë ra dastikisht për 63% brenda ditës ndërsa të enjetën rreth $42 miliardë u tentuan të tërhiqeshin nga klientët. Ishte e pamundur. Bilanci i bankës ishte negativ, ndërhyri rregullatori për të mbyllur bankën.
Lajmi i mirë që gjatë vikendit, në një përpjekje për të shmangur një domino efekt që mund të shpie në krizën financiare të tipit të 2008, Administrata e SHBA njoftoj që të gjithë depozitorët që kishin kapital në Silicon Valley Bank dhe Signature Bank do të kompenzohen. Kjo qetësoj tregun edheashtu të stresuar nga i cili bankat vetëm javën e kaluar humbën rreth $100miliardë në vlerë.
Në çdo krize ka përfitues. Sot në mëngjez nga Britania e Madhe u njoftua se HSBS do blejë degën e Silicon Valley Bank ndërsa në SHBA JP Morgan Chase po përgatitë një ofertë për të blerë çfarë do të mbetet nga Silicon Valley Bank. JP Morgan duket se ka përfituar më së shumti nga kriza për shkak se thuhet që numri më i madh i klientëve të SBV kanë levizur për të hapur llogaritë e tyre tek JP Morgan.
Gjithçka dukej në rregull të mërkurën e kaluar dhe tashmë situata duket e stabilizuar. Sot gjithashtu tregjet financiare janë pozitive me rreth 2% ende pa u hapur tregu. Ndërkohë nga e mërkura deri të hanën tashmë dy banka janë bankrotuar, e një bankë tjetër shume me ndikim po përfiton nga kriza. Humbësit më të mëdhenjë janë investitorët në akcionet e këtyre dy bankave vlera e të cilave është ulur rreth 80% ndërsa një akcion që kushtoj rreth $750 vitin e kaluar tashmë kanë vlerën e vetëm $40 për kompenzim.
Mbase çfarë është me rëndësi tani, është fakti që rregullatorët duket se e kanë nën kontrollë situatën e cila duket se është qetësuar me faktin që shteti ka garantuar se të gjithë depozitorët dhe klientët do marrin mjetet e tyre. Së paku tregjet financiare kanë reaguar pozitivisht sot dhe janë në rritje – business as usual. Momentumi sensitiv do paraqitet edhe nesër kur dalin të dhënat e fundit të inflacionit dhe ku do përcaktohet nese shkalla e interesit do vazhdoj të rritet apo jo. Dy banka gjigante kolapsuan brenda dy ditësh, dhe kjo do mbahet në mend në histori./Syri.net Kosova