https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Cila është “nyja” që duhet të zgjidhet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

Cila është “nyja” që duhet të zgjidhet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

Kosova ka disa vite që ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Megjithatë kosovarët ende s’mund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen edhe përkundër premtimeve të shumta nga Brukseli.

Në kryeqytetin belg kanë filluar diskutimet për këtë temë në kuadër të Grupit Punues për Vizat.

Për herë të parë është diskutuar në muajin shtator, ndërsa një takim është mbajtur edhe të mërkurën e ku diskutimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në rendin e ditës të diskutimit të Grupit Punues për Vizat ka qenë edhe propozimi i deputetit të Parlamentit Evropian, holandezit Thijs Reuten, për ndryshimin e Rregullores 539/2001 të Këshillit për listimin e vendeve të treta shtetasit e të cilave duhet të kenë vizë kur kalojnë në kufijtë e jashtëm dhe shtetasit që janë të përjashtuar nga një kërkesë e tillë, megjithatë ende s’ka detaje se si kanë rrjedhur diskutimet e djeshme.

Thijs Reuten ka marrë përsipër kërkesën për ndryshimin e një rregulloreje të tillë për rastin e Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Lidhur me këtë ekskluzivisht kanë folur nga zyra e eurodeputetit holandez, Thijs Reuten.

ADVERTISEMENT

Roos Lankhorst, këshilltare politike e eurodeputetit Reuten ka thënë për Gazetën Express se këtë çështje ka qenë duke e shtyrë përpara eurodeputetja Tanja Fajon, megjithatë pas largimit të saj tashmë eurodeputeti Thijs Reuten e ka marrë përgjegjësinë për një gjë të tillë.

“Pasi Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim në vitin 2018, Parlamenti Evropian ka miratuar qëndrimin e njëjtë në mars të vitit 2019. Ky është dokumenti që ju po i referoheni. Në atë kohë, Tanja Fajon ka qenë raportuese për këtë temë. Pas largimit të saj nga Brukseli, Thijs Reuten e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë çështje”, ka thënë Lankhorst.

Ajo tutje ka treguar edhe nyjën e cila duhet të zgjidhet në mënyrë që kosovarëve t’iu jepet liberalizimi i vizave. Siç ka treguar Lankhorst pas Komisionit dhe Parlamentit Evropian, edhe shtetet anëtare të Këshillit Evropian duhet të miratojnë një qëndrim të përbashkët se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.

Ajo thotë se vetëm pasi të ndodh një gjë e tillë, atëherë Parlamenti Evropian dhe Këshilli mund të negociojnë dhe përfundimisht të vendoset që t’iu lejohet kosovarëve udhëtimi pa viza. Ndërkohë ka treguar se deri më tani dy vendet që po e kundërshtojnë një gjë të tillë janë Franca dhe Holanda.

“Në mënyrë që BE-ja t’ia japë Kosovës liberalizimin e vizave, vendet anëtare evropiane duhet të miratojnë një qëndrim të përbashkët gjithashtu edhe në Këshill. Vetëm kur ata të enë një qëndrim, Parlamenti Evropian dhe Këshilli mund të negociojnë për këtë çështje dhe përfundimisht vendosin të lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza. Deri më tani, disa shtete anëtare kryesisht Franca dhe Holanda e kanë bllokuar këtë”,ka thënë ajo për Express.

Ajo tutje ka thënë se eurodeputeti Reuten është shumë i zëshëm në shtytjen e Qeverisë Holandeze për të ndryshuar pozicionin e saj për liberalizimin e vizave.

“Duke qenë së Partia Laburiste e Thijs Reuten nuk është në Qeveri, ai është shumë i zëshëm në presionin drejt Qeverisë Holandeze për të ndryshuar pozicionin. Ne jemi në dijeni që kjo është në agjendën e Grupit Punues për Viza, por s’kemi ende ndonjë lajm për rezultatin e këtij diskutimi”, ka thënë Roos Lankhorst.

Nga diskutimet e muajit shtator është bërë e ditur se Franca ka kushtëzuar heqjen e vizave për kosovarët me funksionalizimin e sistemit ETIAS, gjë që ka nxitur shumë reagime. Nga Kosova kanë kërkuar që sistemi ETIAS të mos bëhet kusht dhe që kosovarëve t’iu hiqet regjimi i vizave.

Ndërkohë francezët kanë thënë se Kosova s’do të trajtohet ndryshe nga shtetet të cilat kanë marrë liberalizimin e vizave së fundi.

Post Views: 225

Poste të ngjashme

Sveçla qeshet me arrogancë kur pyetet nëse do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

Sveçla qeshet me arrogancë kur pyetet nëse do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

09/07/2025, 10:29

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pyetur lidhur me rastin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit që “u...

Familja e Agon Zejnullahut nuk u lejua të marrë pjesë në seancë

Familja e Agon Zejnullahut nuk u lejua të marrë pjesë në seancë

09/07/2025, 10:25

Në Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan, po mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve që po dyshohen për...

Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

09/07/2025, 8:41

Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën mes 6 dhe 7 korrikut në Lipjan, me...

Policia gjen furgonë të braktisur me mall të kontrabanduar

Kanoset polici në Lipjan – Profili falso publikon foton e tij dhe bashkëshortes me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

09/07/2025, 7:52

Fillojnë kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve policorë në Lipjan nga profile të rreme në rrjete sociale, të cilat përdorin gjuhë...

IKD: Kuvendi u injorua nga Qeveria

Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

09/07/2025, 7:47

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh kabinetin qeveritar në ora 10:00, ndërkohë që...

Lajmi i fundit

Sveçla qeshet me arrogancë kur pyetet nëse do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

Sveçla qeshet me arrogancë kur pyetet nëse do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut

09/07/2025, 10:29
Familja e Agon Zejnullahut nuk u lejua të marrë pjesë në seancë

Familja e Agon Zejnullahut nuk u lejua të marrë pjesë në seancë

09/07/2025, 10:25
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

09/07/2025, 8:41
Policia gjen furgonë të braktisur me mall të kontrabanduar

Kanoset polici në Lipjan – Profili falso publikon foton e tij dhe bashkëshortes me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

09/07/2025, 7:52
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv